• |
ide | kryesore

“Nuk besoj në përralla, por në ëndërra”: Southgate e di si mundet Spanja

F1, Sport
Southgate


“Nuk besoj në përralla, por besoj në ëndërra. Kemi patur ëndërra të mëdha dhe e ndjejmë rëndësinë e tyre. Por duhet ti bësh gjërat të ndodhin. Fati, rrugëtimi që patëm, golat e vonë, penalltitë, nuk do të kenë asnjë rëndësi nesër. Do të ishte një histori e këndshme, por është në duart tona dhe gjëja e duhur është të bëjmë performancën e duhur”. Gareth Southgate kërkon t’i japë fund pritjes dhe të kthejë Kupën në shtëpi. Në konferencën për shtyp para finales ai u shpreh I bindur në potencialin e skuadrës së tij.

Tekniku kërkon një skuadër të organizuar kundër Spanjës, që të bëjë presing me intensitet të madh dhe të mbajë zotërimin e topit mirë. “Mendoj se ne e dimë mirë se cfarë do të thotë për njerëzit – tha Southgate -, edhe për ata që janë në shtëpi, për ne si skuadër dhe për gjithë punën që është bërë deri tani. Do të dëshironim ti jepnim të gjithëve një tjetër mbrëmje special nesër”. Southgate dëshiron të shohë një përsëritje të lojës që Anglia bëri kundër Holandës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *