• |
ide | kryesore

Përfshihet nga flakët një stan në Fier, digjen disa mjete bujqësore

Lajme, Të fundit


Në zjarri ka përfshirë në mesditë në një stan bagëtish në fshatin Mbrostar Ura të Fierit.

Në stan ndodheshin 350 bagëti, që u shpëtuan në kohë falë ndërhyrjes së banorëve. Flakët kanë shkrumbuar kasollen, bimësinë përreth dhe disa mjete bujqësore, një makinë dhe një autokombajnë. Në vendngjarje, kanë mbërritur tre automjete zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e zjarrit, por operacioni është i vështirë për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme. Flakët të favorizuara nga era janë përhapur me shpejtësi duke shkaktuar dëme të shumta materiale.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *