• |
ide | kryesore

Sherri në Vlorë, policia jep detaje: Dy efektivë me fraktura në spital

Lajme, Të fundit


Policia ka reaguar në lidhje me sherrin e regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Në njoftim bën me dije se janë vënë në pranga dy pronarët e monopatinëve. Mësohet se dy të arrestuarit ushtronin aktivitetin e tyre pa licensë duke zaptuar hapësirën publike.

Ndërkohë më tej bëhet me dije se janë në kërkim dy persona pasi ata kanë goditur me grushta punonjësit e policisë. Raportohet se efektivët ndodhen në spital pasi kanë marrë fraktura nga dhuna.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë komunikimit të kundravajtjes dhe gjobës. Në një moment të arrestuarit janë afruar dy pronarët e subjektit kanë debatuar verbalisht me punonjësit duke i kundërshtuar e më pas i kanë goditur me grushta.

Njoftimi i plotë:

Vlorë/ U konfliktuan fizikisht me punonjësit e qarkullimit rrugor, vihen në pranga 2 shtetas pronarë të një subjekti, për dhënien me qera të mjeteve elektrike. 2 të arrestuarit ushtronin aktivitetin e tyre pa licensë duke zaptuar hapësirën publike. Punohet për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të cilët goditën punonjësit e Policisë gjatë detyrës.

Mbrëmjen e djeshme në Lungomare, punonjësit e qarkullimit rrugor të planizuar në këtë aks, gjatë kontrolleve të ushtruara për përdorimin e kaskave tek motorët elektrikë dhe monopatinat, kanë konstatuar shtetasin D. J., në kundravajtje, të cilin e kanë ndaluar. Gjatë komunikimit të kundravajtjes dhe masës administrative, janë afruar dy pronarët e subjektit ku shtetasi D. J. kishte marrë motorin elektrik me qera, konkretisht shtetasit R. P. dhe K. P., të cilët së bashku me shtetas të tjerë kanë debatuar verbalisht me punonjësit duke i kundërshtuar e më pas i kanë goditur me grushta. Si pasojë e konfliktit, dy punonjës policie aktualisht ndodhen në spitalin e Vlorës, pasi kanë pësuar fraktura, jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve proceduriale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, oficeri i Prokurorisë ka bërë ndalimin e dy shtetasve R. P., 29 vjeç dhe K. P., 23 vjeç, (vëllezër), të cilët goditën punonjësit e Policisë gjatë detyrës. 2 shtetasit e arrestuar, pronarë të subjektit për dhënien me qera të mjeteve elektrike, gjithashtu kanë rezultuar se e ushtronin këtë aktivitet pa licensë, duke zaptuar hapësirën publike.

Po në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Policia e Vlorës u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë ligjin dhe t’i përgjigjen urdhrave të punonjësve të Policisë për të shmangur incidente të tilla të papranueshme. Bashkëpunimi me Policinë është thelbësor për të garantuar sigurinë dhe rendin publik në qytet.


3 Comments

  1. Te kam dhi mu ne polici. Pir keshtu ndodh se kane kaq vite qe i tolerojne te fortet e zonave duke ose pa u marre ndonje bakshish. Dhe tani nuk e mbledhin dot, nuk ka me njeri frike nga shteti. E kane bere shtetin si pule e rrjepur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *