• |
ide | kryesore

Atentati ndaj Trump, si reaguan liderët botërorë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Trump


Liderët botërorë kanë reaguar pas atentatit ndaj Donald Trump, gjatë një mitingu që po zhvillonte në Pensilvani. Si pasojë e të shtënave, Trump mbeti i plagosur në veshin e djathtë, ndërsa një prej pjesëmarrësve në tubimin e ish-Presidentit humbi jetën. Gjithashtu atentatori, një 20-vjeçar, u eleminua nga shërbimet e sigurisë.

Kryeministri britanik Keir Starmer tha se ai është “i tmerruar” nga “skenat tronditëse” dhe dhuna politike “nuk ka vend në shoqëritë tona”.

Presidenti Joe Biden tha se kombi “duhet të bashkohet për të dënuar” incidentin.

Barrack Obama, i cili ishte president para Trumpit deri në vitin 2016, tha: “Nuk ka absolutisht vend për dhunë politike në demokracinë tonë. Edhe pse ne nuk e dimë ende saktësisht se çfarë ndodhi, të gjithë duhet të jemi të lehtësuar që ish-presidenti Trump nuk u lëndua seriozisht dhe ta përdorim këtë moment për t’iu përkushtuar ndaj civilizimit dhe respektit në politikën tonë. Michelle dhe unë i urojmë shërim të shpejtë”.

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson tha se “është një mrekulli që Donald Trump i shpëtoi një tentative vrasjeje”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se një dhunë e tillë “nuk ka justifikim dhe nuk ka vend askund në botë”.

Kryeministri i Japonisë Fumino Kishida tha se bota duhet të “qëndrojë e palëkundur” kundër çdo forme dhune që “sfidon demokracinë”.

Kancelarja gjermane Olaf Scholz shkroi në X se sulmi ishte “i neveritshëm”, ndërsa kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se “solidariteti dhe urimet e saj më të mira” për një shërim të shpejtë janë me Trump.

Justin Trudeau, kryeministri i Kanadasë, tha se dhuna politike nuk është “kurrë e pranueshme”. Kryeministri i Indisë Narendra Modi tha se është “thellësisht i shqetësuar” nga sulmi ndaj “mikut” të tij Trump.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell e përshkroi incidentin si “të papranueshëm”, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron tha se ishte “një tragjedi për demokracitë tona”.


9 Comments

  1. Te gjitha qyqet majtiste pasket nxjerre…. hahahahahahahahah

    Po ALex Soros, cfare tha? hahahahahahahahahahhahahh….

  2. Ajo qe eshte turpi i gjithe ketyre liderrave boterore eshte se e kane konsideruar te gjithe si “Dhune Politike”. Kjo eshte nje tentative e paster per vrasje te nje kandidati per president.
    Me e neveritshmja eshte qe Barakja e obames deklaron “Qe edhe pse akoma nuk e dime çfare ka ndodhur saktesisht….”.
    Ka mbi 5-muaj qe shume aktore politike dhe te fushave te ndryshme kane bere thirrje minimalisht per te ndaluar Trump ne rrugen e tij per tu zgjedhur si President ose deri ne vrasjen e tij. Si per çudi jane te gjithe te majte ose komuniste te deklaruar.

    Kermat e kuqe ne gjithe boten tashme jane kthyer si puna e asaj shprehjes qe “I mbyturi kerkon te te mbyse….”, besoj do mbyten vete kesaj rradhe e te zhduken si fare, se kane marre peng gjithe boten e po kerkojne ta nenshtrojne.

    1. Sorosi ka dal mes evropes ka thene duhet ndaluar Trump. E zez ne te bardhe, ska nevoje per interpretime. Kush merret me llafe eshte bashkpuntor.

  3. Pas perpjekjeve te gjithanshme me gjyqe te montuara per ta penguar Trump te kandidoje

    per President, tani i erdhi radha e plagosjes. Kjo ngjan si dy pika uji me goditjen e Sali Berishes

    dhe arrestin e tij shtepiak pa asnje fakt apo prove por vetem si vullnet i mazhorances per

    te izoluar liderin e opozites. Kush po kopjon, ne Ameriken apo amerika ne?

  4. Te gjithe leaderet qe kane denuar incidentin ,perfshi edhe liderin ton ” global” kane hallin e tyre se mos ju ndodh e njejta gje! Pse nuk flasin keta lidera kur ne emer te demokracise vjedhin ,bejne korrupsion,bejne pazare ne kurrizin e popujve te varfer!? Po Meranjahu foli?! Keta te gjithe duan plumbin sepse kane bere te vuajne ekonomikisht,shpirterisht ,moralisht me shume se gjysmen e botes!

  5. Te perpiqesh te vrasesh dike sipas bythqireve boterore qenka dhune. Dhune eshte nje shpulle apo goditja me dicka por kurresesi vrasja me arme. Behuni gati o pedofile qe kerkuat te nenshtronit boten me virusin e sajuar dhe varikarsinat vrasese se dita juaj e gjykimit po vjen. Uroj qe deri ne zgjedhje mos ti ndodhi ndonje gje tjeter Trump pasi tani qe u mor vesh qe duan ta eliminojne ata do behen me agresive dhe paranoje. Por nese ai arrin te mbijetoje Gitmo ju pret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *