• |
ide | kryesore

Edhe Trump nën plumba/ Historia e gjatë e dhunës kundër presidentëve të SHBA

Arkiva, F1, Planet, Të fundit
Trump


Vrasjet politike në Shtetet e Bashkuara kanë një histori të gjatë dhe shqetësuese.

Tentativa për vrasjen e Donald Trump, i cili i shpëtoi për pak vdekjes kur një plumb i preku veshin e djathtë ndërsa po fliste në një takim fushate në Pensilvani të shtunën, nxjerr në pah rrezikun e atyre që kërkojnë vota në një vend, kushtetuta e të cilit u garanton qytetarëve të drejtën për të mbajtur armë.

Lexo më tej: Atentat ndaj Donald Trump, të shtënat me armë në mitingun në Pensilvani 

Trump i bashkohet një klubi jo dhe aq ekskluziv të presidentëve, ish-presidentëve dhe kandidatëve presidencialë të SHBA-së, të cilët kanë qenë objektiv i plumbave. Nga 45 personat që kanë shërbyer si president, katër janë vrarë gjatë kohës që ishin në detyrë.

Duke pasur parasysh statusin thuajse mitik të presidentëve të SHBA-së dhe rolin e superfuqisë së vendit, vrasjet politike godasin në zemër të psikikës amerikane.

(Në këtë foto të 22 nëntorit 1963, Presidenti John F. Kennedy udhëton në një autokolonë me gruan e tij Jacqueline pak çaste përpara se të qëllohej dhe vritej në Dallas, Teksas)

Vrasja e Abraham Lincoln në 1865 dhe ajo e John F. Kennedy në 1963 janë momente kyçe në historinë e Shteteve të Bashkuara. James Garfield (1881) dhe William McKinley (1901) mbahen mend më pak, por megjithatë vdekja e tyre tronditi kombin në atë kohë.

Pas vrasjes së McKinley-t, Shërbimit Sekret të SHBA-së iu dha detyra për të ofruar mbrojtje me kohë të plotë për presidentët.

Presidenti i fundit amerikan që u qëllua ishte Ronald Reagan, i cili u plagos rëndë dhe iu desh një operacion urgjent në 1981.

Reagan po largohej nga një hotel në Uashington pasi mbante një fjalim kur John Hinckley Jr. qëlloi me një pistoletë të kalibrit 22. Një nga plumbat bëri një rikoshetë tek limuzina e presidentit dhe e goditi atë nën sqetullën e majtë. Reagan kaloi 12 ditë në spital para se të kthehej në Shtëpinë e Bardhë.

(Në këtë foto të 30 marsit 1981, Presidenti Ronald Reagan, në qendër, shfaqet duke u futur në limuzinën e Presidentit nga agjentët e shërbimit sekret pasi u qëllua jashtë një hoteli në Uashington)

Është qëlluar edhe ndaj presidentëve të tjerë, por për fat të mirë nuk janë plagosur.

Në vitin 1933, një person i armatosur qëlloi pesë të shtëna në makinën e Presidentit të atëhershëm të zgjedhur Franklin D. Roosevelt. Roosevelt nuk u godit, por kryetari i bashkisë së Çikagos, Anton Cermak, i cili po fliste me Roosevelt pasi presidenti i sapozgjedhur kishte bërë disa komente të shkurtra për publikun, u plagos dhe vdiq 19 ditë më vonë.

Në shtator të vitit 1975, presidenti Gerald Ford i mbijetoi dy atentateve të veçanta, të dyja nga gra. E para erdhi më 5 shtator kur Lynette (Squeaky) Fromme, një ndjekëse e liderit të kultit Charles Manson, u përpoq të qëllonte Fordin teksa po ecte nëpër një park në Sacramento, Kaliforni, por arma e saj nuk u shkrep. Më 22 shtator, Sara Jane Moore, një grua me lidhje me grupet radikale të krahut të majtë, qëlloi në drejtim të Ford-it teksa po ai largohej nga një hotel në San Francisko, por s’e goditi dot Presidentin.

Kandidatët presidencialë nuk janë përjashtuar nga tentativat për vrasje, duke përfshirë më së shumti senatori Robert F. Kennedy, i vrarë në 1968, dhe George Wallace, që u qëllua dhe mbeti i paralizuar në 1972.

Në vitin 1912, ish-presidenti Theodore Roosevelt u godit në gjoks nga një plumb i kalibrit .38 teksa po bënte fushatë për të rifituar Shtëpinë e Bardhë. Por pjesa më e madhe e goditjes së plumbit u zbut nga objektet në xhepin e gjoksit të xhaketës së Roosevelt. Edhe pse u qëllua, Roosevelt vazhdoi të mbajë një fjalim fushate me plumbin ende në gjoks.

Figura të tjera me pushtet politik të rëndësishëm, nëse nuk janë zgjedhur, gjithashtu u është ndërprerë jeta nga të shtënat me armë zjarri, veçanërisht Martin Luther King Jr. në vitin 1968, vetëm disa muaj para vdekjes së Bobby Kennedy.

Në një vend me më shumë armë se sa njerëz dhe me armë zjarri lehtësisht të disponueshme, nuk është për t’u habitur të shtënat janë mjetet e preferuara për të vrarë ose tentuar për të vrarë mbajtësit e posteve politike.

Ashtu si Trump, shumica e tentativave për vrasje ndodhin kur kandidatët dhe politikanët janë në hapësira publike me turma njerëzish aty pranë. Ka një histori të gjatë të politikanëve që këmbëngulin, kundër këshillës së këshilltarëve të tyre të sigurisë, të marrin pjesë në tubime që rrezikojnë sigurinë e tyre. Trump ishte jashtëzakonisht me fat që shpëtoi vetëm me lëndime të lehta.

©Lapsi.al 


19 Comments

  1. Nese shikoni mesazhet e Aleks Sorros do te kuptoninse nga vjen urrejtj,dhuna,burgu dhe tentativa per vrasjen e Donald Trump !
    Amerika duhet te çlorohet nga Sekti kriminal i Sorros dhe E majta ekstreme qe dhunen e ka ne Gen,kudo dhe kurdohere ku ato ndodhen !

  2. Nje shfaqje e shpifur, atentat ndaj vetes per te fituar piket e sigurta ne shtetin qe ka rendesi, per te fituar me rolin e viktimes si ne Big Brother, per te ngritur kompanite nga falimenti i rrezikut te gjobes se madhe! Kush e njeh historine di te beje dallimin midis nje vrasje te vertete si ajo e Kenedit dhe kesaj shfaqje amatoreske! Ttegues i qarte qe ky njeri eshte i etur te marre pushtetin me cdo kusht duke “mashtruar” masat! Gabimi qe eshte bere nga FBI qe vrasja ne vend e autorit qe i gjalle do jepte shpejt nje pasqyre reale te situates, edhe pse dukej nga pamja si keta konservatoret e prapambetur te rrethinave!

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Shkrim tipik i një rilindasi, që idiotizmi ia qërron sytë, nqs trump shpëtoi për 1 cm, a thua vallë mund të ketë idiotë që mund të organizojnë skena të tilla vetëm për të përfituar politikisht.

      Përgjigjja është :ka idiotë që i besojnë se këto janë të sajuara, ashtu siç mund të ketë idiotë si ai që gjujti Doktorin me grusht që manipulohen, por që organizatorët në përgjithësi kanë qenë të majtës, si shenjë e dobësisë dhe pafuqisë së tyre për të ardhë në pushtet me mjete ligjore!

    2. O i paemer i ores 13:15.

      Ti po thua qe nje bilioner qe i ka te gjitha, i futet politikes dhe qellon veten per qef ? Hajde kar hajde.

      …Lere drogen se tben keq

    3. Eshte nje video qe po qarkullon ne rrjetet cifuto-sociale. Ne castin qe Trump ulet poshte dhe e mbulojne truprojat, nje prej tyre, nxjerr nje shishe me boje te kuqe dhe i lyen veshin e Trump. 😀

    4. Pi ilacet se qenke rende. Atentatori u vra nga Sherbimi sekret dhe jo FBI. Po ku di gje ti se cfare ndoh pertej Kasharit o gjytyrym. Ik e ha ndonje byrek me gjize dhe nje gote dhalle.

  3. Ne fakt nuk jam Rilindas o gje e trashe! Per fat te keq me debila si ju nuk vjen PD ne pushtet! Ruaje shkrimin tim, do dalin fjalet qe them ai i shkreti qe vrane eshte republikan dhe prandaj eshte lejuar fillimisht ne cati! Ndoshta s’ka gjuajtur fare, por nje snajper largesine me pak se 200 m e ka hicgje! Pozicionimi i Trump, fotot me pas flamurin ne sfond jane nje PR i paster dhe deciziv! Mos e perfshi doktorin ne asgje, ai duhet te iki nqse nuk do PD qe te shpallet non-grata! Me Alfred Lelen qe e keshillon dhe Gjokutaj nje avokat arrogant, prandaj eshte ne arrest shtepie!

          1. Kurve Pusetash Enveei busgtrat si velijaj dhe rama i kalbte ne Spac. Pederast pusetash

          2. po kari po, enveri ishte te rroje partia o fisqir, ka qene kriminel me plot kuptimin e fjales o moterqir, vriste per interesat e idelogjive politike marxiste dhe leniniste o ca te them une ty. o enverist i pjerdh o varikars.

          3. o komunist i karit. te qifsha fares e fisti ty dhe gjithe komunistave si ne shqiperi dhe anembane botes

          4. dhe rama ka dal vet e ka thene komhnizmi eshte ne anen e drejte te historise, po ty ste paskan ngel dy neurone ne tru te besh nje lidhje te thjeshte. ik andej nga evropa se atje i simpatizojne bythqirat komunist si puna jote

  4. CDO ZHVILLIM SHOQEROHET ME NJE ANALIZ VLERSIMI PERVOJE DHE VIZIONI KY ZHVILLIM RIKONFIRMON NJE BOT KRIMI QE ESHTE PERBYSUR thotë:

    CDO NJERIU TE NDERSHEM MBI TOK I VJEN KEQ , KUR DEGJON SHEH ,APO PREKET NGA PADREJTESIJA PASI SEJCILI NGA NJERZIT DON TE DREJTEN HAKUN DHE NUK PRANON PADREJTESI TI BEHET,POR ESHTE AKOMA ME SHUM PER TE ARDHUR KEQ ,KUR PERSA I PERKET ,ANES KUPTIMORE NUK JU KA MUNGUAR ,PER ASNJE MOMENT TREGUESIT E TE VERTETES NE GJITHA KUPTIMET ,PER TI PAR BINDUR VLERSUAR DETAJUAR APO ORJENTUAR QE CDO ANGAZHIM PERFUNDIMI TI DILTE SUKSES,PASI ASKUSH SESHT I TEPERT AS I PA VLER ,AS I PAGABUESHEM POR AS DHE I PANDREQESHEM TE BARABART ,E KEMI TE GJITH JETEN NDERIN PRONEN, NESE POPUJVE JU CENUA ,TANI PO SHOHIM ,SE KTHEHET KONKURENC MES KONKURENTEVE ,KJO ESHTE PIKA QE KA TREGUES IMPULSIV PER NDJESHMERI SIGURIJE MES LLOJIT PASI UNITETI U PERMBYS ,KJO ESHTE PIKA E ZHVILLIMIT KULMINANT ,KUR NDIKUSIT NDIKOHEN ,NE GJITHCKA KAN NDIKUAR DUKE PERFUNDUAR NE NATRYRALITET ,DHE RESPEKT TE TIJE KUPTIMIN E KETI SISTEMI UNIK NDERGJALLESOR ME MAS DHE PERSHTATJA ME TE SI QARTESI NE CDO KUPTIM DHE SI DOMOSDOSHMERI PER CDO NEVOJ EKZISTENCIALE , NATYRSHEM QE PER NJERZIT RRUGA ZHVILLIMIT INTERESIT ,I SJELL PERVOJ ANALIZ ,BINDJE PERSOSMERI ,VLERSIM VIZION KU NJERZIT PRANOJN DHE REFUZOJN ,ESHTE E LIR POR KUR VIHET NE PIKPYETJE BURIMET EKZISTENCIALE NATYRSHEM PRANOJN TE GJITH ATE CFAR ME SHUM I BASHKON E ARDHMJA SE AJO QE I NDAN EGOJA, RRUGEN DERI TEK KJO NDERGJEGJE NE MENYR TE PERSHPEJUAR NJERZVE JUA SJELLIN FAKTET, RESPEKT PER TE GJITH UROJ SHERIM TE SHPEJT ,DHE JO ME ARMIQSI NE MEZIN NJERZOR POR PAQE DASHURI RESPEKT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *