• |
ide | kryesore

FBI jep detaje: Atentatori i Trump ishte i vetëm, por nuk dimë pse e bëri

Arkiva, Lajme, Të fundit
fbi


Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve, Merrick Garland dhe Drejtori i FBI-së Christopher Wray dolën para gazetarëve për t’i informuar mbi atentatin ndaj Trump, megjithëse ata janë treguar mjaft të kufizuar në dhënien e detajeve duke u shprehur se hetimi është në vazhdim.

Agjenti special i FBI-së Kevin Rojek tha se duket se “qitësi ka vepruar i vetëm” dhe se nuk ka shqetësime të vazhdueshme për sigurinë. “Ne nuk kemi identifikuar një ideologji të lidhur me këtë rast” tha ai, duke paralajmëruar se hetimi është ende në fazat e hershme.

Ekipet e analizimit të provave janë ende duke përpunuar skenën e krimit në Butler, tha ai, duke shtuar se agjentët janë ende duke kontrolluar mediat sociale të të dyshuarit dhe praninë e tij në internet për të dhëna të tjera.

Arma, konfirmoi ai, ishte një pushkë e stilit AR e blerë legalisht. Një pajisje e dyshimtë e gjetur në veturën e të dyshuarit është ende duke u ekzaminuar.

Një tjetër zyrtar i FBI tha se incidenti po hetohet gjithashtu si një akt i mundshëm i terrorizmit. Agjenti special i FBI-së Kevin Rojek tha se, deri më tani, nuk ka indikacione se Crooks vuante nga ndonjë problem i shëndetit mendor.

FBI aktualisht është e fokusuar në motivet e Crooks, veçanërisht përmes mediave të tij sociale. “Nuk kemi parë asgjë kërcënuese”, shtoi ai. “Por është ende shumë herët.”

FBI është ende “duke punuar për të pasur akses” në telefonin e Crooks. Aktualisht ai është duke u dërguar në një laborator të FBI-së në Quantico, Virxhinia.

Komunikimet e fundit nuk kanë zbuluar asgjë në lidhje me motivimet e tij apo një plan më të madh, sipas zyrtarëve të FBI-së.
Zyrtarët konfirmuan se pushka e përdorur ishte blerë ligjërisht nga babai i Crooks.

Për momentin, megjithatë, nuk është e qartë nëse Crooks-it iu dha arma, apo nëse ai e mori atë pa lejen e babait të tij. Familja po bashkëpunon me hetimin, sipas agjentit special të FBI-së, Kevin Rojek.

Pushka është dërguar në një laborator të FBI-së në Virxhinia për analizim, së bashku me telefonin dhe një pajisje të dyshimtë të gjetur në automjetin e tij /LAPSI.al


6 Comments

  1. Dhe nje dyqan fruta perimesh nuk vjedh dot vetem e jo me te vrasesh presidentin e ardhshem amerikan kur dihet siguaria qe ka perreth.

  2. Pallavra lapsi, pallavra! Flini të qetë nga ai krah.

    Merrick Garland , Christopher Wray , FBI etj janë tradhtarë të kombit amerikan. Ata e organizuan goditjen e dështuar kundër Trumpit.

  3. Pse e bëri nuk e dimë??? Hahaha!! Tepër e vështirë!! Ai tanimë nuk flet sepse ishte arma që qëlloi por që të vrasësh një ish president e kandidat përsëri nuk është një lojë e një 20 vjeçari dhe ska si të jetë.
    Por e je të qartë që kjo lojë luhet nga lojtarë të fuqishëm që ashiqare nuk e duan Trump. Dhe FBI nuk e kupton!!! Por bën sikur nuk e kupton!! Por është merita e Trump që kërkoi qetësi e bashkim për Amerikanët sepse ai është një Amerikan që e do pa kufizim vendin e tij e nuk do që të rrëshqasë në një konflik të rëndë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *