• |
ide | kryesore

Finalja/ Spanja e Anglia: dy botë të kundërta përballë

F1, Sport
Spanja


Spanja apo Anglia? Finalja e Euro 2024, është sinteza perfekte mes një grupi që përpiqet të zhvillojë manovrën e tij duke ndjekur një plan të saktë dhe atyre që përpiqen të bëjnë të ndodhin sa më pak episode në një ndeshje, sepse e dinë që herët a vonë është gjithmonë dikush në skuadër që i zgjidh gjërat (qoftë në minutën e fundit apo me penallti). Sonte në mbrëmje në orën 21, në Olympiastadion në Berlin, do të luhet finalja e Euro 2024. Spanja ose Anglia do të vendosin kurorën mbretërore të futbollit të Kontinentit të Vjetër.

Spanja dhe tekniku i saj De La Fuente nuk ka shpikur asgjë, thjesht ka gjetur mënyrën ti marrë maksimumin lojtarëve të tij duke i bërë të ndihen komodë në fushë, duke ndjekur parimet e futbollit që prej dekadash ndiqen në ato anë. Natyrisht ka dy anësore spektakolarë si Williams e Yamal që edhe kundër Francës bënë diferencën. Spanja ka fituar çdo ndeshje në turne, vetëm kundër Gjermanisë me shtesë dhe nëse ka bërë rekordin me 6, kërkon të përmirësojë me 7 të dielën.

Nga ana tjetër, mbërrin Anglia që ka organikën më të mirë të Europianit, bashkë me Francën. Për të marrë konfirmimin, mjaftoi pritja deri në gjysëmfinalen me Holandën, pavarësisht se te kombëtarja e Southgate del gjithnjë më shumë vonë se herët që zgjidh telashet, si Bellingham, Kane, apo Watkins i fundit i serisë.

Dy botë të kundërta, e mund të jetë një thjeshtim gazetaresk, por e diela do të jetë vërtet një përplasje ideologjike klasike mes një kolektivi që lartëson individët dhe individët që plotësojnë mangësitë e kolektivit. Lufta e përjetshme e së mirës kundër së keqes. Dhe ku janë të mirën e të keqen e vendos shija personale. Si gjithmonë në këtë sport të mrekullueshëm.

FORMACIONET E MUNDSHËM

Spanja:
Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Ruiz, Rodri, Olmo; Yamal, Morata, Williams

Anglia:
Pickford; Walker, Stones, Guehi; Saka, Mainoo, Rice, Shaw; Bellingham, Foden; Kane

Lexo më tejDe La Fuente kërkon trofeun e Euro 2024: “Humbësit fatkeqësisht nuk mbahen mend”


1 Comment

  1. Anglezët nuk janë skuadër futbolli dhe erdhën si erdhën deri në finale.
    Nëse nuk fiton sonte Spanja, nuk është për tu parë me futbolli….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *