• |
ide | kryesore

Finalja e Kupës së Amerikës: Argjentina për historinë, Kolumbia kërkon fitoren pas 23 vjetësh

Sport
Argjentina


Kur Lionel Scaloni mbërriti në krye të Seleccion, pas dështimit të teknikut Sampaoli në Kupën e Botës 2018, ai dukej thjesht provizori klasik i destinuar t’i dorëzonte vendin një përzgjedhësi “të vërtetë”. Më pas ndodhi që Argjentina fitoi Kupën e Amerikës 2021, e para që nga viti 1993, Botërorin 2022 (nuk ndodhte që nga viti 1986), pastaj “Finalissima” kundër Italisë (trofeu mes kampionëve të Europës dhe Amerikës së Jugut) dhe mund të përsëriten për titullin kontinental sonte kundër Kolumbisë. Gjithnjë të drejtuar nga “provizori” Scaloni…

NËN SHENJËN E JAMES

Për ta bërë këtë, ai duhet të kapërcejë Kolumbinë e rilindur nën drejtimin e Nestor Lorenzo, me një të kaluar si mbrojtës i Barit dhe titullar i Argjentinës më të keqe në histori, por që arriti në finalen e Italia ’90 falë një Maradona që, edhe pse me gjysmë shërbimi, gjithsesi arriti t’i dërojë një hap nga mrekullia… “Cafeteros” kanë në CV-në e tyre vetëm triumfin e Kupës së Amerikës në edicionin vendas të vitit 2001, por kanë arritur kuotën e lakmueshme të 28 ndeshjeve radhazi pa humbje. E fundit erdhi kundër Argjentinës në kualifikueset për Katar 2022.

Lexo më tej: Video/ Argjentina në finalen e Kupës së Amerikës, Messi kërkon të jetë edhe në Botëror: “Dua të vazhdoj”

Ata mund të mbështeten te një James Rodriguez, të cilin futbolli i madh e kishte harruar përpara se ta rizbulonte si një lojtar i të gjithë fushës në këtë edicion amerikan të kompeticionit më antik të Kombeve në botë. Pjesën tjetër, te Kolumbia, e bëjnë talenti i Luis Diaz, jo rastësisht te Liverpool, Jhon Arias, i Fluminense dhe sulmuesi qendror Jhon Andrés Córdoba, i thërritur nga kampionati rus, ku luan me Krasnodar.

ARGJENTINA, E ETUR PËR TROFE

Në anën tjetër, megjithatë, janë kampionët në fuqi të botës, me Messi dhe Di Maria një vit e gjysmë më të mëdhenj. E në atë moshë fillon të ndjesh kohën që kalon, por sidoqoftë ata mbështeten nga të gjithë heronjtë e tjerë të Katar 2022, nga Julian Alvarez (me Lautaro gati për tu futur nga pankina) te supermesfusha me De Paul, Enzo Fernendez dhe Mac Allister, deri te mbrojtja me “Dibu” Martinez në portë pas Montiel dhe Tagliafico në krahë dhe dyshen qendrore Romero-Lisandro Martinez. Një ekip që ka një dëshirë të pafundme për të vazhduar ngritjen e trofeve dhe përfundimisht për të bërë histori.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *