• |
ide | kryesore

Finalja e sikletshme e Walker: gruaja dhe e dashura në tribunë gati për sherr e Williams në fushë

Sport
Walker


Pritshmëri për finalen e Euro 2024 është e madhe, me Anglinë dhe Spanjën që do të përballen për trofeun, në orën 21:00, në Olympiastadion të Berlinit. Lojtarët në fushë do të kenë mbi vete sytë e mbi 70 mijë spektatorëve, përvec atyre nga e gjithë Europa (dhe bota) përmes ekranit të TV. Megjithatë, është Kyle Walker ai që do të vëzhgohet me shumë kujdes dhe direkt nga stadiumi i kryeqytetit gjerman.

Në fakt, veterani anglez, 89 paraqitje për ekipin kombëtar të Tre Luanëve, në fakt mund të përjetojë një mbrëmje krejtësisht të sikletshme: Annie Kilner dhe Lauryn Goodman, përkatësisht gruaja dhe e dashura e mbrojtësit të krahut të Manchester City, do të jenë të pranishme në tribuna.

GRUAJA DHE E DASHURA NË TRIBUNË

Mbrojtësi i lindur në vitin 1990 ishte në qendër të një skandali ndoshta të paprecedentë në botën e futbollit. Walker u martua me Annie në vitin 2022, me të cilën kishte mbi 10 vjet së bashku dhe që ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të katërt, ndërkohë që kishte ndërtuar një familje paralele me të dashurën e tij Lauryn, me të cilën pati dy fëmijë të tjerë. Pasi u demaskua dhe bëri një mea culpa publike, Walker siguroi faljen e gruas së tij dhe u kthye në shtëpi. E gjitha e mbyllur? Jo aspak, sepse përveç thashethemeve për praninë e një femre të tretë, tashmë duhet të bëjë llogaritë me të kaluarën në një mbrëmje shumë të rëndësishme për të.

Sipas tabloideve britanike, në fakt, si gruaja e tij ashtu edhe e dashura e tij do të jenë të pranishëm në stadium këtë mbrëmje për të parë finalen. Annie do të shoqërohet nga 4 fëmijët e saj, Lauryn vetëm nga më i madhi. Nëse dy femrat, të cilat padyshim nuk janë në marrëdhënie të mira, do të takoheshin, mund të shpërthejë një sherr i vërtetë. Pikërisht për të shmangur çdo kontakt, shërbimet e sigurisë së kombëtares angleze janë urdhëruar që të mos e lënë të dashurën pranë zonave të rezervuara për bashkëshortet, shoqërueset dhe të dashurat e lojtarëve.

Lexo më tejFutbollisti i Anglisë ka marrë në Gjermani edhe gruan, edhe të dashurën

Gruaja dëshiron të “shmangë të ketë punë me të”, nënvizon Daily Mail, me Lauryn që, ndërkohë, duket se është mjaft e prirur të shkaktojë probleme dhe të bëjë skena publike. Kështu, sonte i duhur uruar fat i mirë për Kyle: do të ketë absolutisht nevojë, si në fushë me një klient si Williams, ashtu edhe në tribuna.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *