• |
ide | kryesore

Hapen letrat e finales: Southgate “përjashton” nga formacioni Trippier, De La Fuente “besnik” i titullarëve

Sport
Southgate


Anglia e Spanja do të përballen në orën 21 në Olimpiastadion të Berlinit për finalen e Euro 2024. Tre Luanët kërkojnë t’i japin fund 58 viteve të pritjes për një trofe madhor, ndërsa Spanja kërkon të kthehet te suksesi kontinental që mungon nga viti 2012. Southgate e De La Fuente kanë hapur tashmë letrat për finalen, duke publikuar formacionet.

Tekniku i anglezëve ka ruajtur stabilitetin e të tijve, por ka ndryshuar krahun e majtë të një 3-4-2-1 me Luke Shaw që ka marrë vendin e Trippier. Në fakt, lojtari i Manchester United është i vetmi lojtar i rolit në atë pozicion, ndërsa Trippier është adaptuar nga krahu i djathtë, me rezultate që në fakt janë kontestuar gjithnjë. Asnjë ndryshim për pjesën tjetër, me Foden e Bellingham që do të suportojnë Kane.

Lexo më tejFinalja e sikletshme e Walker: gruaja dhe e dashura në tribunë gati për sherr e Williams në fushë

De La Fuente në anan tjetër i beson verbërisht titullarëve të tij dhe zbret në fushë me të njëjtët lojtarë të zakonshëm. Rikthimi i Carvahal dhe Le Normand pas pezullimit kanë kompletuar zgjedhjet e teknikut iberik, që do të mbështesë Morata, me treshen Williams, Olmo e Yamal, tashmë 17 vjeçar.

FORMACIONET ZYRTARE

Spanja (4-2-3-1): Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Ruiz, Rodri; Yamal, Olmo, Williams; Morata. Teknik: De la Fuente.

Anglia (3-4-2-1): Pickford; Walker, Stones, Guehi; Saka, Mainoo, Rice, Shaw; Foden, Bellingham; Kane. Teknik: Southgate.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *