• |
ide | kryesore

Makina dhe shtëpia plot me eksplozivë, detajet për autorin e atentatit ndaj Trump

Arkiva, Lajme, Të fundit
trump


Sulmuesi ish-presidentit Donald Trump kishte material shpërthyes brenda makinës dhe banesës së tij, sipas CNN.

FBI e ka identifikuar publikisht personin e armatosur si Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani.

Arma që dyshohet se është përdorur nga personi i armatosur ishte e babait të tij, raporton Associated Press. Duke folur në kushte anonimiteti, dy oficerë i thanë AP se babai i Crooks kishte blerë një armë të paktën gjashtë muaj më parë.

Ndërkohë shtëpia e tij është rrethuar nga policia, ndërsa po ashtu edhe lagjja, teksa bizneset janë mbyllur.

Autoritetet thonë se ai qëlloi të disa herë nga çatia e një ndërtese jashtë vendit të tubimit përpara se të vritej nga agjentët e Shërbimit Sekret.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *