• |
ide | kryesore

Reagimi i fortë i Kremlinit për atentatin ndaj Trump: Ishte e qartë se do të ndodhte…

Arkiva, Lajme, Të fundit
Rusia, Trump


Kremlini reagoi për atentatin ndaj Donald Trump në një mënyrë të çuditshme.

Kremlini tha se nuk besonte se administrata aktuale e SHBA ishte përgjegjëse për atentatin e së shtunës ndaj kandidatit për president të SHBA-së, Donald Trump, por se ajo kishte krijuar një atmosferë që provokoi sulmin.

“Ne nuk besojmë se përpjekja për të eliminuar dhe vrarë Trump është organizuar nga autoritetet aktuale”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

“Por atmosfera rreth kandidatit Trump… provokoi atë që Amerika po përballet sot.

“Pas përpjekjeve të shumta për të hequr kandidatin Trump nga arena politike – duke përdorur mjetet e para ligjore, gjykatat, prokurorët, përpjekjet për të diskredituar politikisht dhe kompromentuar kandidatin – ishte e qartë për të gjithë vëzhguesit e jashtëm se jeta e tij ishte në rrezik” – u shpreh Dimitry Peskov.

Presidenti i SHBA Joe Biden e dënoi sulmin, duke thënë se nuk kishte vend për atë lloj dhune në Amerikë.

Peskov tha se nuk kishte plane që Putin të telefononte Trumpin për incidentin. ©LAPSI.AL 

Lexo më tej: “E urrej Trump”/ Del VIDEO e autorit të dyshuar të atentatit ndaj Trump 


3 Comments

  1. E gjithe bota demokratike reagoje ashper per atentatin,bajden vete po ashtu reagoje,foli dhe ne tel me tramp,por lapsi i rublave i ben jehone nje krimineli si putin qe ka tre vjet qe mbjell vetem gjak si ne ukraine por dhe brenda ne rusi me terror kunder popullit rus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *