• |
ide | kryesore

Shiu e nxjerr nga rruga, aksidentohet rëndë Dunga: makina përmbyset e plagosur edhe gruaja e tij

Sport, Video
Dunga


Frikë e madhe për ish-trajnerin e Brazilit, Carlos Dunga, i cili u përfshi bashkë me gruan e tij në një aksident të frikshëm mëngjesin e së shtunës. Makina e tyre u përmbys ndërsa ata ishin në Campina Grande do Sul, në rajonin metropolitane të Curitiba, Brazil. Çifti, i cili u transportua menjëherë në spitalin Angelina Caron në Campina Grande do Sul, pësoi dëmtime, por mbeti i vetëdijshëm gjatë gjithë kohës.

Sipas raporteve nga Policia Federale rrugore, binte shi kur Dunga humbi kontrollin e makinës në kilometrin 39 të autostradës. Policia ka kryer edhe testin e alkoolit, por ai ka rezultuar negativ. Dunga, kampion bote me Brazilin si lojtar në USA 94′, luajti edhe në Itali kur mbërriti te Pisa në vitin 1987, më pas u transferua te Fiorentina, ku qëndroi për 4 vjet dhe e mbyll në radhët e Pescara.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *