• |
ide | kryesore

Skandali te Onkologjiku, Prokuroria e Tiranës ia kalon dosjen SPAK

Arkiva, Lajme, Të fundit
SPAK


Prokuroria e Tiranës shpall moskopetencën lidhur me hetimet për skandalin në spitalin Onkologjik në QSUNT, duke ia kaluar ccështjen për hetimet të mëtejshme SPAK.

Dosja në Prokurorinë e Tiranës është hetuar nga prokurori Bledar Valikaj, i cili duket se ka vendosur që për hetime më të thelluara, t’ia kalojë dosjen SPAK. Në këto kushte duket se hetimet lidhur me Onkologjikun do të përqëndrohen si grup i strukturuar kriminal.

Gjykata e Tiranës konfirmoi masat e sigurisë për 7 të akuzuar. Kështu me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, Gjykata ka vendosur:

-Edmond Gashi, mjek onkolog në spitalin e Onkologjikut– “Arrest shtëpie” – Shpërdorim detyre

-Alketa Pere Ymeri mjeke onkolog në spitalin e Onkologjikut – “Detyrim paraqitje” – Shpërdorim detyre

-Brikena Qirjazi Ish zv.drejtoreshë e QSUT – “Detyrim paraqitje” – ”Shpërdorim detyre”

– Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut – “Detyrim paraqitje” – Shpërdorim detyre

-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë – “Detyrim Paraqitje” – Shpërdorim detyre

-Halil Gashi administrator i klinikës Megis, babai i mjekut Gashi – “Detyrim paraqitje” – Fshehje e te ardhurave

-Florian Marku administrator farmacie – “Arrest shtëpie”


3 Comments

  1. Në botën e mafies individë që duan të abuzojnë me mbështetjen që u japin kapot e klaneve, në fillim paralajmërohen e nqs vazhdojnë u këpusin një plumb kokës.

    Në rilindjen edviniste ata që bëjnë të njëjtën gjë, pra nuk i paguajnë haraçin kapove, dërgohen në skap!

  2. Ngjishini brenda o ju qifsha robt.Një herë e cilësojnë krim kundër njerzimit ,pastaj i lenë me arrest shtepie dhe detyrim paraqitje.

    1. Filluan sorrollatjet. Jo e ke ti nuk e kam unë!! Si me dosjen e vjedhjeve të votës në Kukës e Durrës!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *