• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Kretë/ 42-vjeçari shqiptar përplaset me pemën e ullirit

Arkiva


Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në Greqi. Mësohet se 42-vjeçar me origjinë shqiptare ndodhet i shtruar në gjendje kritike për jetën pas një aksidenti në Kretë. Raportohet se shqiptari ndodhet i shtruar në një spital të Kretës. Më tej bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur dje në Mesohori të Komunës Arhana Asterousia në Kretë.

Sipas informacioneve të para, mjeti bujqësor i drejtuar nga 42-vjeçari ka dalë nga rruga në rrethana ende të panjohura dhe është përplasur me një pemë ulliri. Nga përplasja ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV, e cila ka marrë të plagosurin dhe e ka dërguar në spital ku po trajtohet.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *