• |
ide | kryesore

Aktivizohet një vatër zjarri në Klos, dyshohet se u ndez qëllimisht

Lajme, Të fundit


Një vatër zjarri është aktivizuar në territorin e bashkisë Klos në malin e Balgjajt. Zjarri ka nisur që në orët e vona të pasdites, ndërsa raportohet se po digjen pisha shumëvjeçare dhe ahe.

Punonjësit e zjarrfikëses dhe punonjësit e bashkisë Klos po luftojnë me flakët, ndërsa terreni i vështirë po vështirëson punën e tyre.

Kjo është hera e dytë që në këtë zonë shfaqen vatra zjarri. Dyshohet që zjarri mund të jetë i qëllimshëm.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *