• |
ide | kryesore

Ambasadori i SHBA: Mbështesim Kosovën, por të shqetësuar për disa zgjedhje të Kurtit

Arkiva, Lajme, Të fundit


Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier deklaroi se vendet e QUINT-it janë të shqetësuara për disa vendime të qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Megjithatë, ai tha se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj popullit të Kosovës nuk ka ndryshuar dhe mbetet i fuqishëm.

“Kjo nuk nënkupton që do të pajtohemi me çdo zgjedhje të bërë nga çdo Qeveri e Kosovës. Nuk është sekret që Qeveria ime bashkë me disa partnerë që punojmë, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia, Bashkimi Evropian, kemi disa shqetësime për disa zgjidhje politike që i ka bërë Qeveria Kurti, të cilat pamundësojnë arritjen e asaj çka dëshiron të arrijmë për Kosovën”, tha Jeffrey Hovenier, Ambasador i SHBA në Kosovë.

Hovenier gjithashtu foli edhe për miratimin e Ligjit për Këshillin Prokurorisw të Kosovës dhe Komisionin e Pavarur të Mediave për të cilat ka pasur reagime të shumta edhe nga ndërkombëtarët pasi nuk janë marr parasysh rekomandimet e palëve të interesit.

“Ne natyrisht e shohim Kosovën që dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe organizatave të tjera evropiane prandaj mendojmë se nuk është e zgjuar që të ketë legjislacion i cili, pikërisht ato organizata evropiane, Këshilli i Evropës, BE, OSBE e kanë thënë që jo domosdoshmërisht janë në përputhje me ato norma evropiane”, shtoi Hovenier.

Këto deklarata Hovenier i bëri gjatë një vizite në Gjakovë ku mori pjesë në disa aktivitete së bashku me kryetarin e komunës, Ardian Gjini.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *