• |
ide | kryesore

S’na intereson Beleri i grekëve, por yni

1, Arkiva, Ide
andi bushati


Fredi Beleri nuk u prit si një hajdut votash, i liruar përkohësisht, por si një hero i helenizmit në Athinë. Që në daljen nga burgu i Fierit, ai u rrethua nga mikrofonët e gazetarëve të ardhur posaçërisht, u shoqërua nga një makinë me tagra CD e ambasadës, u ndoq nga dhjetra media në aeroportin Elefteros Venizellos dhe pati një takim special me kryeministrin Mitsotakis, të cilit i’u dhanë notat e mbrojtjes minoritetit grek në vendin tonë.

LEXO ME TEJ:

Beleri në Athinë: Mitsotakis dëshmoi se është udhëheqësi i gjithë helenizmit

Natyrisht, që përmasat e këtij manifestimi, sa të bujshëm aq edhe pompoz, nuk janë të pafajshme. Ato janë menduar si një lloj karshillëku ndaj Tiranës zyrtare dhe si një lloj demostrimi force përkundrejt Edi Ramës, që preferoi të zgjidhte karrigen e shtrenjtë të kryebashkiakut të Himarës, përpara marëdhënies që kishte ndërtuar prej vitesh me homologun e tij të djathtë grek.

Natyrisht, të konceptuara si të tilla, ato mund të kenë prekur në tela sedrën nacionaliste të asaj pjese të shqiptarëve që mëkohen prej muajsh me portretin e pjesmarrësit në masakrën e Peshkëpisë, me atë të dhunuesit të flamurit tonë kombëtar, apo atë të idhtarit të Vorio Epirit. Por, historia e deputetit europian Fredi Beleri, i bardhë për disa e zi për të tjerë, i zgjedhur tashmë me votat e një vendi tjetër, nuk është një çështje shqiptare. Ne mund të na vijë keq që ai do të shkojë drejt Strazburgut, mund të mos jemi fare dakord me arsyet që e shpunë atje, mund të rrudhim buzët me karshillëkun që nga bëhet nga Athina, por në fund të fundit, këto janë aspekte që, së pari, i interesojnë një qeverie, dhe një populli tjetër. Ekzagjerimi i fqnjëve me “Fredy-n grek”, as nuk duhet të na errësojë sytë, as nuk duhet të na ulë ndjeshmërinë për atë që kemi parë këto 14 muaj, me Belerin, qytetar shqiptar.

Pikërisht në këto momente që zyrtarët grekë po celebrojnë “heroizmin” e tij, ne duhet ta shohim atë si lakmuesin e demokracisë sonë të çalë. Ish kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, është prova më ulëritëse për drejtësinë tonë të kapur politikisht. Administrata shqiptare nuk e lejoi atë, të marrë detyrën për të cilin e votuan zgjedhësit e 14 majit. Një zinxhir militantësh të infiltruar në “drejtësinë e re”, nuk e liruan as gjysëm ore për t’u betuar. Gjykata e Durrësit, ajo e Posaçme, më pas ajo e Lartë dhe ajo Kushtetuese, luajtën ping-pong me njëra tjetrën, për të zbatuar porosinë e Edi Ramës: “Mos më lejoni mua të bisedoj me një gagaç”. Ato shkuan dhe më tej, duke vepruar si ushtarë të bindur, për të krijuar iluzionin që Rama përsëriste ndërkombëtarisht, se ishte drejtësia dhe jo qeveria, ato që e mbanin peng Fredi Belerin.

Sot, me plot gojën njerëzit e Ramës mund të thonë: “tani që e kishte në dorë administrata politike atij i’u dha menjëherë leje, por, për sa kohë vendimi i tij nuk pati marrë formë të prerë dhe dritën jeshile duhet ta ndizte një prokuror, kjo gjë e ishte pamundur”. Sado fëmijënore të duket kjo alibi, ajo i shërben mbështetjes së tezës së kryeministrit, se nuk ka qenë në asnjë çast ai, që qëndroi pas një procesi farsë, të denjë për diktaturat më të egra.

Betimi në Strasburg/ Leja për Belerin, provë e gjyqit politik për Himarën

Njësoj si më vërtetimin e tezës se, për inceneratorët dhe koncesionet në shëndetësi, kumbullat hahen pas shpinës së Ramës edhe këtë radhë SPAK-u dhe një varg i gjatë gjykatësisht, provuan se janë aty për të shërbyer si vegla të propagandës së udhëheqësit.

Ky është konkluzioni i trishtë i kësaj dite, që i vuri kapak një kalvari të turpshëm për shtetin tonë të së drejtës.

Pas inskenimit me dëshmitarë të remë, të paguar nga policia; pas një procesi ku u pranuan prova të manipuluara; pas një SPAK-u që mban të fshehura vendimet e gjykatave dhe këtyre të fundit që zhvillojnë seanca ku pengohet ballafaqimi i fakteve; përdorimi i drejtësisë si alibi se qe ajo vetë dhe jo partia, që e pamundësuan zbatimin e vullnetit të zgjedhësve, që përmbyllja më e shëmtuar e një historie turpi.

Lejimi i Belerit për të marrë avionin Tiranë – Athinë – Strazburg ishte tallja e fundit me të gjithë ne. Prandaj, përpara se të mërzitemi apo të revoltohemi me pritjen madhështore që fqinjët po i bëjnë deputetit të tyre, ne duhet të hapim sytë për fatin që i rezervuam kryebashkiakut tonë. Gafurrja greke apo nacionalizmi i një pjese të politikës së tyre, nuk mund të shërbejnë më si gjethe fiku, për të fshehur një histori që dëshmon instalimin e një shteti policor tek ne. Fatkeqësisht për të parë këtë na shërbeu sadopak edhe minoritari Beleri.

©Lapsi.al

   


4 Comments

  1. PS dhe PD nuk kanë nevojë të na tregojnë se njëra është më pak e keqe se tjetra, se njëra ka hajdutë më të sofistikuar e tjetra më banalë. Mjafton skena e sotme, ku fytyrat e majmura të deputetëve të PS ishin sinkron me hakërrimet e opozitarëve pazarxhinj.

    Nje institucion ku beson mbi 70% e shqiptarëve, bullizohet, denigrohet dhe kërcënohet në shkelje të ligjit dhe me shkeljen e syrit nga mazhoranca. Sepse frika nga SPAK i ka bërë bashkë. Dhe kur frika bën bashkë një klasë të tërë politike, asgjë e mirë nuk e pret një vend,o bushat tregoji shpellkareve qe ky beleris e shkeli ligjin qe sot,leja i eshte dhene per ne strazburg dhe jo per greqi ku takoje jevgun micotaqis

  2. Historia e Belerit, e bardhë për disa, e zezë për disa thotë Bushati, …..
    Ja pra pikërisht këtu ndahen shqiptarët e vërtetë nga grekët dhe grekofilët.
    Se për shqiptarët e vërtetë, historia e Belerit është e zezë.
    Për shqiptarët që atdhe kanë vetëm paranë dhe pushtetin, është e bardhë.
    Ndërsa për 100% të grekëve është e bardhë.
    Ti Bushat ku hyn?

  3. Himara Utonome
    Rrealisht dhe politikisht
    Greqia me shqiperin
    Her kan qene ne lufte te ftohet zhere ne lufte te nxehet
    Di popuj te nje rrsce
    Te dare nga feja dhe politika
    Qendrojne ne hasmeri te njeri
    Tjeterit
    Greqia e pa mvarur nga politike ballkanike
    E mbeshtetur dhe e sulmuar nga Evropa
    Ka wen ne pozicjonin me fatkeq te shteteve Europjane
    Greqia esht mbeshtet dhe kauftisr
    Cdo pushtus we ka prek ballkanin
    Megjith peripecive populli shqipetar ka gjet streh ne shtetin dhe popullin zgrek
    Nuk dua te permend veprat kriminale
    Por dua te rrendit portokollet e firmosura ndermjet qeveris se shqiperis greqic dhe Evropes
    Ku jane shkele me kembe per rreth 100 vjet rresht
    Kejo anomali i ka kushtusr shum popullit grek te vorjo ipiros dhe atij grek
    Abzurditeti i rrrspektimit te grekeve ne shqiperi
    Dekade mbas dekade
    Ka cuar qeverit ne kondradita dhe mos mareveshje
    Nje nga keto mos mareveshje
    Esht dhe ceshtja e Z Belerit
    Z Beleri sot esht Euro deputet
    Ku ai do te paraqese ankesat e popullit grek te Himares dhe Vorjo Ipiros
    Z Beleri do te kerkoje te drejtat e humbura te grekeve te Himares dhe Vorjo ipiros nepermjet parlwmentit Evropjan dhe gjikates se Stradburgut
    Jo me ne qeverin e shqiperis dhe gjikatat shqipetare
    Detirimi dhe imponimi i mos zgjidhjeve dhe te drejtaave te mojiara shqipetare te Himares dhe vorjo ipiros
    Nuk jane me ceshtje vetem te shtetit grek e shqipetar
    Por edhe te Evropes
    Himarjotet jane 87^ me pashaporta greke Evropjane
    Pra zhimara dhe minoriteti grek
    Jane pjes perberese e komitetit Evropjan
    Shqiperia duhet te rreflektoje dhe te mndohet te zbatoje dhe te rrespektoje ligjet dhe rregullat e komitetit Evropjan we te bashkejetoje ne meniren harmonoke
    Me witetaret dhe komitetin
    Evropjan
    Z
    Bushati po jrp nje rrelieke nje tabllo rreale jo pladtike te politikes dhe rrealitetit egzencjal te shtrteve greqi shqioeri dhe te kesaj popullsie
    Do jetejne ne paqe
    Apo do vazhdojne me lufte
    Zgjidhja e problemeve ne meniren paqesore
    I vlen te dy popujve dhe weverive
    Jetojme ne zemer te Evropes duhet te mendojme dhe te jetojme si Evropjane
    Te mundohemi te gjithe kushte beje me te miren
    Me sharje ofendime e kercenime esht model i huaj
    Nuk na takon te atakohemi dhe te kondraditohehemi
    Paqja dhe dashuria e rrespekti per njeri tjeterin na sherben te gjitheve
    Mos e mbajme medjen tek ligesis dhe cmira
    Por nga dashuria dhe rrespekti
    Mendoj se do jemi te fituar
    Urejtja te lihet menjerane

    1. Tani beleri deri tani ishte grek o maskara dhe na doli nga burgu grek o qerrata fale largpamesise se karoministrit veshgjatit te surrelit qe kendon qiftetelit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *