• |
ide | kryesore

Atentati ndaj ish-presidentit Trump/ Hetuesit: Autori ishte fëmijë i vetmuar, e ngacmonin gjithmonë

Lajme, Të fundit


Ndërsa hetuesit federalë po përpiqen të përcaktojnë motivacionin e atentatit ndaj i ish-presidentit Donald Trump, një ish-shok klase i 20-vjeçarit Thomas Matthew Crooks, personit të identifikuar si vrasësi i mundshëm, po hedh dritë mbi temperamentin e tij.

Jason Kohler u tha gazetarëve se kishte qenë në shkollë të mesme me autorin dhe e cilësoi atë si vetmitar.

“Si fëmijë ai ishte gjithmonë vetëm. Atë e ngacmonin gjithmonë”, u tha zoti Kohler gazetarëve të dielën.

Ai shtoi se nuk kishte pasur shumë komunikim me vrasësin e mundshëm Crooks, i cili vihej në shënjestër për mënyrën se si vishej apo për faktin që vazhdonte të mbante maskë pasi u hoqën detyrimet për maskën e COVID-it.

Zyrtarët e agjencive të rendit thanë të dielën se gjetën materiale për prodhim bombash në makinën dhe shtëpinë e autorit të dyshuar Crooks dhe se arma e stilit AR që ai përdori ishte blerë nga babai i tij./ VOA


4 Comments

  1. Çfarë thote Sorra plake per kete ngjarje ?
    Besoj e ka hapur qesen per te paguar si di te paguaje vetem ai per ta minimization ngjarjen .
    E nxoren dhe republikan, por qe paradoksalisht tenton te vrase liderin e partise se tij.

  2. QIJA ROPT SA GENJEN MEDIA

    KY RROTE KARI I KISHTE PRINDERIT TERAPISTE SJELLJEJE

    NUK KA MUNDESI TE JETE I VETEM APO I VETMUAR
    SI U NGJIT NE CATI?
    ETJ ETJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *