• |
ide | kryesore

Shehaj: Besoni se Rama e Veliaj janë të pafajshëm?/ Dumani: Çdo gjë ka kohën e vet

Arkiva, Lajme, Të fundit
dumani parlament, Dumani


Gjatë raportimit vjetor para Kuvendit, i pyetur nga Agron Shehaj për përfshirjen e Ramës tek afera e inceneratorëve, apo e Veliajt tek “5D”, Altin Dumani dha një përgjigje formale, por me një nëntekst brenda.

Shehaj e pyeti shefin e SPAK nëse ai vërtetë besonte se Edi Rama nuk ishte i përfshirë tek Inceneratorët dhe se kjo aferë 400 milionë euroshe ishte vjedhje e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

Gjithashtu kreu i Partisë Mundësia pyeti Dumanin nëse ai vërtetë besonte se Erion Veliaj nuk ishte pjesë e skandalit të kompanisë së drejtorëve të tij “5D”.

Shefi i SPAK tha se nuk mund të jepte mendim si prokuror, por se çdo gjë ka kohën e vet.

“Tani, ju pyesni, a mendoni se kryeministri nuk ka dorë te inceneratori? Te “5 D”, a mendoni që nuk ka pjesë Veliaj, etj?

Prokurori nuk i lejohet të shfaqë mendime kështu, por prokurori ka vetëm një detyrim, të grumbullojë provat dhe pastaj të disponojë me aktet proceduriale përkatëse. Kjo është detyrë e prokurorit. Nuk mund të japë mendim dhe unë këtu jam edhe si drejtues i Prokurorisë së Posaçme, por edhe si prokuror, pasi në radhë të parë jam prokuror pastaj drejtues i Prokurorisë së Posaçme.

Por, zoti Shehaj, çdo gjë ka kohën e vet, e thashë edhe pak më parë. Hetimi kërkon ndërveprimin e shumë institucioneve, personave të ngarkuar me hetimin, jo se dua të justifikohem me zgjatjen e afatit të hetimit, por vërtet që janë çështje që kërkojnë angazhim të burimeve njerëzore si dhe të infrastrukturës së nevojshme.” – u shpreh kreu i SPAK, Altin Dumani. ©Lapsi.al 


5 Comments

    1. Dumani eshte bole dhe i paafte komplet ku ja shikon zotesine. Kryeprokuror qe flet ne podium si ai qe e ka mesuar mesimin per Noten 6.

  1. Duhet te kete guxim! Diten qe arreston Veliaj, ai do te fitoje super popullaritet qe mund ta perdore politikisht per tu bere cte doje! E lere po arrestoi Ramen, dhe KM e ka rrugen te hapur! Fati nuk te pret gjate o Altin

  2. Çfarë përgjigje!! Ç’do gjë ka kohën e vet!!! Po sa do presësh akoma??? Kaluan 11 vite drogë e korrupsion,vjedhje të taksave e të zgjedhjeve.
    Për Berishën I bëtë të e të gjërat!! Do prisni me shpresën që të fitojë Rama duke vjedhur zgjedhjet dhe që ju të vegjetoni e të bëni sikur punoni!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *