• |
ide | kryesore

Flakë gjigante në Klos/ Ushtria përballë 40 hektarëve në zjarr

Arkiva, Lajme, Të fundit
Klos


Është riaktivizuar vatra e zjarrit në malin turistik të Balgjajt në Klos.

Prej dy ditësh është rindezur zjarri i cili ishte izoluar paraprakisht nga ndërhyrja e bërë të premten dhe të shtunën nga shërbimi zjarrfikës i Klosit, ai pyjor dhe banorë të zonës.

Ndërkohë të dielën vatra është riaktivizuar dhe ka marrë përmasa të mëdha. Paraprakisht mësohet se sipërfaqja e vatrës së zjarrit që ka përshkuar mësivin pyjor me pish dhe Ah ka shkuar në rreth 40 hektarë.

Për shkak të erës së fortë dhe temperaturave shumë të larta zjarri vijon të jetë aktiv dhe të përhapet me shpejtësi. Ndërkohë, këtë të hënë grupeve të pushtetit vendor dhe banorëve i janë bashkuar edhe efektivët e forcave tona të armatosura nga Komanda e Forcës Tokësore, Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut në Burrel.

Zjarri është afruar pranë liqenit të zambakëve i cili është liqeni më i afërt i rrugës që vjen nga fshati Kurdari. Ndërkohë, banorët bëjnë apel për ndërhyrje nga ajri në mënyrë që dëmi ekonomik të mos rritet dhe të shpëtohen masivet e tjera pyjore në këtë zonë turistike.

Duke qenë se aty ndodhen 5 liqeni, helikopteri e ka të lehtë të mbushet me ujë dhe për një kohë të shkurtër të vërë nën kontroll flakët.

Ende nuk dihet nëse zjarri i rënë në këtë zonë turistike malore të jetë shkaktuar qëllimisht apo nga pakujdesia.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *