• |
ide | kryesore

Fredi Beleri del përkohësisht nga burgu për t’u betuar si eurodeputet

Lajme, Të fundit


Fredi Beleri ka dalë nga porta kryesore e burgut të Fierit mëngjesin e sotëm, pasi do të betohet si eurodeputet i Parlamentit Europian në Francë. Ai është pritur në hyrje të ambienteve të burgut nga familjarë dhe makina e ambasadës greke.

Për median greke ai ka pohuar se “jam i lumtur dhe ju falënderoj për mbështetjen që më keni dhënë për kaq muaj, të tjerat do i them në Athinë. Për median shqiptare, do të flas në aeroport.”, tha Beleri.

Kujtojmë se Drejtori i Burgjeve miratoi kërkesën 5-ditore për Belerin, në mënyrë që ai të kryejë betimin si deputet i PE. Sipas njoftimi, leja e Belerit do të nisë të sot, kur ai do të udhëtojë drejt Francës dhe do t’i përfundojë më 20 korrik, kur do të duhet të vijojë dënimin në burgun e Fierit.


3 Comments

  1. hidraulik me 8 klase behet euro deputet ,fatkeqesisht edhe greqia doli niveli i shqiperise per keto gjera,politika kryeneçe njerez qe qartazi sdine te ndahen nga e kaluara ……mjerim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *