• |
ide | kryesore

“Iki po nuk fitova”, Southgate driblon premtimin: “E ardhmja? Jo tani”

Sport
Southgate


“E ardhmja? Nuk mendoj se është koha e duhur për të marrë një vendim si ky. Më duhet të flas me njerëzit e duhur. Nuk është tani.” Kështu i është përgjigjur një pyetjeje për të ardhmen e tij, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, duke folur për ITV. Një driblim i pastër i Southgate, që përpara turneut kishte thënë se nëse nuk arrinte të kthente Kupën në shtëpi do të largohej nga detyra. Duke komentuar humbjen, trajneri i Anglisë tha se “është padyshim një disavantazh të kesh një ditë më pak për t’u përgatitur. Por ne ishim ende në lojë për 80 minuta. Do të duhet pak kohë për ta tretur këtë humbje”.

Për zëvendësimin e Kane, tekniku shpjegoi: “Fizikisht ka qenë e vështirë për të. Ai erdhi në turne me pak ndeshje dhe nuk arriti në nivelin që të gjithë do të kishim shpresuar. Ndeshjet janë jashtëzakonisht impenjuese dhe menduam se freskia e Ollie do të na lejonte për të bërë më mirë presing. Mendoj se zëvendësuesit bënë atë që u kërkuam të bënin”.

Lexo më tej: Mallkimi i Kane, asnjë trofe i rëndësishëm në karrierë: “Një tjetër rast i humbur”

“Mendoj se Spanja ishte skuadra më e mirë në turne. Ne nuk e mbajtëm topin mjaft mirë, por qëndruam në lojë deri në dhjetë minutat e fundit. Jam i shkatërruar për të gjithë, me të vërtetë. Lojtarët ishin absolutisht të jashtëzakonshëm. Jam shumë krenar për atë që bënë”, përfundoi trajneri anglez Southgate.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *