• |
ide | kryesore

Ish-Presidenti rus Medvedev: Nëse nuk e vrasìn, Trump i ka fituar zgjedhjet

Arkiva, Planet, Të fundit
Trump


Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka fituar paraprakisht në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara, tha të hënën ish-Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev pas atentatit të kryer ndaj tij.

“Ai sigurisht ka fituar. Vetëm nëse nuk i bëhet atentat sërish”, shkroi Medvedev në llogarinë e tij në rrjetin social X dhe bashkangjiti një foto të Trump, kur u arrestua zyrtarisht në gusht 2023.

Më 13 korrik, Trump i mbijetoi një atentati gjatë tubimit të fushatës së tij në Pensilvani.

Lexo më tej: Atentat ndaj Donald Trump, të shtënat me armë në mitingun në Pensilvani 

Të shtënat lanë një person të vrarë dhe dy të plagosur. Agresori u vra nga oficerët e Shërbimit Sekret Amerikan, i cili është përgjegjës, në veçanti, për mbrojtjen e zyrtarëve të lartë të shtetit. ©Lapsi.al 


2 Comments

  1. Demokracia soroiste është e njëjtë me atë ruse, njëlloj si Navalni edhe Trump po përballet me persekutimin sorroist neomajtist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *