• |
ide | kryesore

Klos/ Flakët të favorizuara nga era, nis ndërhyrja nga ajri

Arkiva, Lajme, Të fundit
Klos


Zjarri në vendin e quajtur Balgjaj në fshatin Kurdari të Bashkisë së Klosit ka përfshirë një sipërfaqe pyjore, ndërsa flakët po favorizohen nga era dhe terreni malor e ka bërë të vështirë punën e efektivëve në terren.

Në këto kushte është kërkuar ndihma nga ajri, ku helikopteri Cougar ka shkuar menjëherë në ndihmë të forcave të angazhuara për shuarjen e zjarrit.

Postimi i ministrit Niko Peleshi:


Helikopteri #Cougar ka shkuar në ndihmë të forcave të angazhuara për shuarjen e zjarrit në vendin e quajtur Balgjaj, në fshatin Kurdari të bashkisë Klos.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë pyjore. Era e fortë dhe terreni malor e kanë bërë të vështirë punën e efektivëve në terren, ndaj është kërkuar ndërhyrja nga ajri


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *