• |
ide | kryesore

Lanë djalin autik të vdiste në makinë, arrestohet çifti shqiptar në Greqi

Arkiva, Lajme, Të fundit


Një 23 vjeçar shqiptar, i diagnostikuar me autizëm, ka ndërruar jetë pasi është gjetur pa ndjenja brenda një makine ku kishte qëndruar për orë të tëra nën temperatura të larta.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Amarinthos të Evias në Greqi. Petrit dhe Vezire Elezi 56 dhe 48 vjeç nga Durrësi, kanë gjetur brenda automjetit të tyre, të lënë të parkuar dhe të pasiguruar jashtë banesës, djalin e tyre Skerdi Elezi 23 vjeç, i cili ishte pa ndjenja. Ai është transportuar në spital rreth orës 12.00 dhe rreth orës 23:30 ka ndërruar jetë.

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, policia greke ka arrestuar dy prindërit Petrit e Vezire Elezi me akuzën se kanë lënë të pafuqishëm djalin e tyre, i cili vuante nga një çrregullim neuropsikologjik, konkretisht autizëm – prapambetje mendore, me pasojë vdekjen. Gjithashtu është urdhëruar kryerja e autopsisë së viktimës.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *