• |
ide | kryesore

Lushnje/ 59-vjeçari i jep fund jetës duke pirë fotoksinë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Mamurras, virozat, tërmeti, Lushnje


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje. Një 59-vjeçar në fshatin Dushk të Lushnjes, ka konsumuar fotoksinë. Si pasojë, ai është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes, ku ka ndërruar jetë.

“Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, është paraqitur në spitalin e Lushnjës, në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasi 59 vjeç, banues në fshatin Dushk, i cili dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ky shtetas ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *