• |
ide | kryesore

Mikrokreditë/ Dumani: Nuk ka pushim të çështjes për guvernatorin Sejko!

Arkiva, Lajme, Të fundit


Prokuroria e Tiranës tentoi ta pushojë hetimin për guvernatorin Gent Sejko për çështjen e mikrokredive, por SPAK ende nuk ka vendosur të bëjë të njëjtën gjë. Këtë la të kuptohet Altin Dumani, kreu i Prokurorisë së Posaçme që foli për çështjen e mikrokredive pasi dosja e tyre u transferuar në SPAK, pasi pjesë e hetimit është edhe guvernatori Gent Sejko.

“Nuk është një çështje e mosfilluar nga Prokuroria e Posacme, edhe nga përmbajtja evidentohet si është historia e kallëzimit. E trajtoi fillimisht Prokuroria e Tiranës me kërkesë për pushim dhe iu drejtua gjykatës së Tiranës me një kërkesë për pushim. Gjykata e Tiranës na thirri si palë dhe prokurori i SPAK nuk është shprehur për pushimin. Nuk jemi investuar në një kërkesë për pushim” tha Dumani.

Thuajse 100 mijë familje ranë pre e një skeme mashtrimi për mikrokreditë, që vijoi me sekuestrimin e pronave dhe shumëfishimin e shumave të kredive në mënyrë abuzive.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *