• |
ide | kryesore

Ndryshime për ligjin e armëve/ Tabaku: Kërkoni të ndërhyni dy herë brenda dy muajsh

Lajme, Të fundit


Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka marrë pjesë në seancën e sotme plenare ndërsa ka mbajtur edhe fjalën e sah në Kuvend. Tabaku gjatë fjalës së saj ngriti pyetjen se përse ligji i armëve duhet të ndryshohet dy herë brenda dy muajsh.

Ajo u shpreh se dy muaj më parë Kuvendi u mblodh me kërkesë të një operatori të shpërndarjes së armëve në mënyrë që të ndryshohet lista e municioneve. Më tej deputetja demokrate shtoi duke pyetur se ksh janë arsyet që nuk u ndryshuan dot para dy muajsh e po kërkohet të ndryshohet tani. Sipas saj ky është një ligj jo i thjeshtë ka debat dhe prek shumë interesa, është i përafruar me legjislacionin e BE.

“Ligji i armëve u ndryshua para dy muajsh sepse një operator që merrej me shpërndarje e tre kërkoi që në listë të futeshin 2 lloje të ndryshme armësh municionesh. Para dy muajsh gjithë Parlamenti e ndryshoi ligjin me këtë kërkesë, komisionet brenda ditës u mblodhëm. Po ky ligj është ndryshuar para 6 muajsh.

Çfarë është kaq urgjente për ligjin e armëve që nuk u ndryshuar nga një operator tjetër që e ka kërkuar këtë? Pyetje legjitime, U mblodh parlamenti sepse një ofrues që shiste armë kërkoi ndryshimin e listës.

Tani po kërkoni sërish parlamenti të mblidhet. Si mund të mblidhemi me kërkesë të një operatori? Kush janë arsyet që nuk u ndryshuan dot para dy muajsh e po kërkohet të ndryshohet tani. Ky është një ligj jo i thjeshtë ka debat dhe prek shumë interesa, është i përafruar me legjislacionin e BE”, u shpreh Tabaku.


2 Comments

    1. Ti je vllau lulzim bashes o sufllaqe e edvinit. Ca kundershton Tabaku esht elementare po edvinramazhistet e kalojn ne fshehtesi: si mundet ti mbledhi Rams kurvat e PISIT ne seance parlamenti me cdo kerkes nga biznesi aq me teper individ biznesi. Ju quheni KUVENDI Shqiperise me Kushtetute pushtet ligjvenes mbi ket vend e komb. Keni detyrimin kombetar ta peshohoni cdo aktivitet me kandarin interesit Kombetar jo te cfardo pakice dhe pse me xhepa te medhenj. Votat e uleseve i keni nga njerezit ne total. Te qe per votat e xhepave te medhenj do ishit minoranc impotente me pak vende. O kurva kuvendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *