• |
ide | kryesore

Nga “deep state” tek “antifa”/ Teoritë konspirative mbi atentatin e Trump

Arkiva, Lajme, Të fundit
trump


Kush e di se çfarë do të kishte ndodhur më 22 nëntor 1963, ditën e vrasjes së John Fitzgerald Kennedy, nëse rrjetet sociale do të kishin ekzistuar. Është e natyrshme që pyesim pasi sheh në internet, një furtunë të menjëhershme të teorive konspirative dhe dezinformatave të lidhura me sulmin ndaj Donald Trump gjatë një mitingu në Pensilvani pasditen e 13 korrikut (natën vonë në Shqipëri). Që bëhej fjalë për një atentat të mbetur në tentativë u sqarua nga policia dhe pas kontrolleve fillestare edhe nga shtypi amerikan. FBI ka konfirmuar identitetin e sulmuesit, 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks.

Disa raportime, që u atribuohen përkrahësve politikë të krahut të majtë dhe të analizuara nga Washington Post, flisnin për një “operacion të flamurit të rremë”, pra një operacion i sajuar nga mbështetësit e Trump. Kjo do të thotë se ata po e bëjnë ish-presidentin dhe kandidatin republikan për Shtëpinë e Bardhë të duket si martir duke përdorur një gjest ekstrem siç është sulmi.

Në anën e tjetër, në të djathtë, ka nga ata që përkundrazi kanë vënë në dukje Joe Biden si “nxitës” të atentatit për të fituar një avantazh politik, tani që ai ka mbetur prapa në sondazhe. Ajo që po rindez teoritë më ekstreme të konspiracionit, pretendojnë disa ekspertë të cituar nga gazeta amerikane, është klima e polarizimit që ka zënë rrënjë brenda vendit dhe që po shtyn një segment të shoqërisë të përqafojë “realitetet alternative”.

Një nga hashtag që u shfaq në X ishte #stage, për të nënvizuar se ajo ishte një ngjarje e inskenuar. Burimet e këtyre teorive janë, si gjithmonë në këto raste, të dyshimta.

Veshi dhe fytyra e përgjakur e Trump ndezi mbështetëst e krahut të djathtë, ashtu edhe disa përfaqësues të partisë republikane. Mike Collins, një anëtar i krahut të djathtë të Kongresit – një politikan që prezantohet në biografinë e tij se është një “nxitëspër të vrarë”. Media sociale X është një nga vendet ku lajmet e rreme qarkullojnë më shpejt, së bashku me Truth dhe Parler, të preferuarit e bazës republikane. Vetë Elon Musk, konsiderohet si babai i jo fansave të “komunistëve”.

Në TikTok, një llogari e quajtur @theoldermillenial.1, e ndjekur nga mbi 1 milion njerëz, shkon më tej: “Meqenëse çështjet gjyqësore të Trump nuk po shkonin aq mirë, ata vendosën (demokratët) të provonin një rrugë tjetër. Djema, mos harroni, kjo është ajo që e majta është në gjendje të bëjë”.

Natyrisht, nuk mungojnë teitë oëe “deep state”, shtetin e thellë që ndikon dhe dikton axhendën politike të një vendi, fuqinë e nëndheshme që qytetarët nuk e shohin. Në X, një llogari anonime, por e verifikuar (Hija e Ezrës) shkruan se “The Deep State tentoi të vriste Donald Trumpin drejtpërdrejt në televizion”.

Marjorie Taylor Greene, figurë e diskutueshme e republikanëve (në vitin 2022 u bë anëtarja e parë e Kongresit të SHBA që iu bllokua llogaria e saj personale në Tëitter për përhapjen e dezinformatave në lidhje me Covid) shpërndau shumë komente mbi mediat “komuniste amerikane” dhe nuk foli menjëherë për një sulm, duke këmbëngulur në pikën që demokratët dhe Joe Biden sipas saj, duan të heqin qafe rivalin e tyre politik në çdo mënyrë.

Në rrjetet sociale ka edhe pretendime se sulmuesi ishte një anëtar i së majtës ekstreme, i lëvizjes militante Antifa. Asnjë nga postimet e shqyrtuara nga gazetat kryesore amerikane, duke përfshirë Neë York Times, nuk dha prova që vërtetonin vërtetësinë e pretendimeve të tyre. ©LAPSI.al


15 Comments

  1. New york times eshte diskretituar prej kohesh si një media censuruese e e republikanëve. Bejininpëditësim të dhënave se në amerikë nuk e rru njeri për cnn times etj, janë si emisionet e fevziut dhe arditit uua sa bukur fole fevzi, pi jo pi jo po jo, nje duartrokitje për mua ju duan shume publik i dashur.

    Juve ja ka ngec ora këtu e 30 vjet para kur shteti amerikan favorizonte mediat në mbrojtje të.fjalës së lirë , se kishte interes te drejtpërdrejtë. Ka mbi 8 vjet qe mediat janë bërë dukshëm palë dhe një palë e shëmtuar kundër fjalës së lirë dhe palë palë me pushtetin burokrat të pazgjedhur të adninistrates amerikane

    Është fenomen i njohur në mbrojtje të pushtetit kundër atyre qe janë jashte establishmentit … Eshte totalisht antidemokratik dhe perçares për amerikën.mbi 60 % amerikanëve qe duan trump janë rrezik për amerikën sipad.biden kamalës, pelosit, schifer , nader hakeem dhe sidmos hillaryt plus times, cnn nbc, cns abc etj media liberale të.ekstremit të majtë

    Partia demokratike historikisht ka qene e majte e lidhur me moskën. Vendin e internacionalizmit proletar e zuri globalizmi transnacional qe pasuroi elitat e majta
    Si neobolshevikë nuk ë lëshojnë pushtetin pa gjak.

    Këta i provuan të gjitha me trump vetëm që të mos lëshojnë pushtetin.
    Zoti e deshte trump që e shpëtoi. 1 cm me tutje plumbi dhe sot do ishte nën dhe.

    E majta amerikanë ështe rreziku global i njerëzimit sot. Prova për ne në shqipëri është pushteti i ramës nga lobimi i së majtës ekstreme të sorros biden etj . I njejti model, vidh shkatërro droge trafik korrupsion dhe fut ne burg kundershtarin dhe vrite po munde ama pushtetin mos e lësho. Neobolshevizëm globalistesh

    1. O komentuesi 00:43 cfar po thua!!
      E para, meso te shkruash.
      E dyta, qetesohu dhe kontrollo mendimet.
      E treta, qe ke nje smart phone ne perdorim. Nuk do te thote qe mund te shkruash cdo gje qe nuk te tret stomaku.
      Kini meshir dhe per ne qe lexojm komentet e cdo kujt.

      Jan ber problem i madh, idotet me smart phone.

      1. Pfff, nuk e kuptoj aspak komentin tend, dhe me duket i pa vend.
        Per pjesen e medjas ne Amerike, ka plotesisht te drejte, jane totalisht te njeanshme dhe flasin brrockulla. Asnje nga mediat kryesore nuk e jep informacionin e sakte sic eshte, pa i dhene interpretime editoriale.
        Per percarjen e pa precedente qe po i ndodh USAs ka te drejte. Si asnjehere me pare po konsiderohen terroriste nga F.B.I. dhe mediat, prinderit qe kerkojne qe axhenda LGBTQ+ te rri larg shkollave.
        Pjesa tjeter pastaj ha debat.

        Kujt po i thua ti “meso te shkruash”? ketu Gazetaret e ketij portali shkruajne perdite pacavure pa asnje redaktim, dhe ti po ke kerkesa per nje komentues te thjeshte…

      2. Ai po thote nje te vertete qe vetem qorrat si ty refuzojne ta shohin. Nqs ty ste pelqerjne mendimet e tij kjo sdo te thote qe eshte idiot apo ska te drejte, pasi ka nje shprehje qe kushdo qe mendon ndryshe nga ty ka te drejte te te quaj budalla. Nuk besoj te ka emeruar njeri kritikun e komenteve, nqs ste pelqejne ik e bej shurren dhe mos na caj karin. Sa per meshire lutju zotit se me te vertete qenke bere per meshire.

      3. Kurse ti oomentues i ores 2:03 sapo vertetove cdo pike e presje qe ai siper teje ka shrkuajtur. Dhe per kete po te them, shko shif fevziun o varikars

        1. Cmerreni me idiotet e nevojshem.
          Nga “teori konspirative” (term i sajuar nga CIA ne vitet 50) ne te vertete vetem 3 muaj i ndan.
          Eshte vertetuar cdo here me sukses.

          Trump fiton po nuk e vrane.

          Mbasi i provuan te gjitha menyrat nga talljet, denigrimet, impeachments, akuzat e panumurta, futja ne burg dhe pane qe popullarite vetem i rritej e vetmja levizje qe i ngelej eshte vrasja per te cilen shquhen. I doli huq e do provojne prap me siguri. .

      4. Une jam ai qe shkrujta nga smartphone . Dje isha tu u bo(bere) gati per te fjet (fjetur) dhe pashe kete shkrim te perkthyer copy paste pa pike redaktimi tek lapsi, qe i bejne jehone vetem mediave si CNN apo times , pasi ndonje gazetar tek lapsi apo disa te tille ende kujtojne qe ato media jane etaloni i medias se lire.

        Lapsi mund te thuhet se eshte nje etalon per mediat e lire ne shqiperi ,si dhe shkrimet editoriale te Bushatit dhe Shkullakut jane shume te sakte dhe korrekte, perkundrejt mediave te tjera ne shqiperi si top-i apo merua, klani, bollino, apo dhe irfani me shoke…

        Me thon te verteten as nuk e rrujta fare per ti bo ( bere) korrigjime drejtshkrimore. Pasi mendoj se thelbi ka me shume rendesi sesa drejtshkrimi me gabime .

        E kuptoj faktin qe sje dakord me ate qe them, po e di sa shume me behet vone?! hic po hic fare!

        Ketu ka dhe komentues te tipit Jorgo, qe realisht te bejne te vjellesh, por nuk i komentoj aspak sespe nuk ia vlen te humbasesh kohe pertej asaj qe mendon ja vlen per te komentuar per shkrimin e radhes tek Lapsi. I kerkoj ndjese tipit pas tastjeres me emrin e artit Jorgo sepse e perdora per te dhene nje shembull.

        Kaq.

        1. Bravo se je sh i sakte te komenti i pare i ores 00:43. Edhe ketu kemi ca palo bq si Fatos Tarifa, Shtuni nja dy loqe politologe qe ftohen si te pavarur dhe e shfaqin hapur formimin sionist sorosian dhe antitrumpizmin. Tv qe kur ka hyre vlera monetare fuqishem eshte kthyer ne arme propagandistike qe vetem paanshmeri dhe analiza reale nuk ben por vetem shpelarje truri te publikut. Qe nga reklamimi i Obames si kandidat per nje legjende politike ne 2007 e deri me sot kjo vetem theksohet.

  2. “Asnjë nga postimet e shqyrtuara nga gazetat kryesore amerikane, duke përfshirë New York Times, nuk dha prova që vërtetonin vërtetësinë e pretendimeve të tyre.”

    Lapsi, për këto pallavra që keni shkruar, populli ka një shprehje banale por me vënd,… Jepi jepi se lirohesh.

    *Dhe New York times është një fletushkë e majtë e degjeneruar dhe tashmë e kompromentuar. Nëse nuk jua mban të konsideroni teoritë alternative sepse rrezikoni jetën tuaj, atëherë më mirë qepeni.

    1. Komenti i 00:43 është tejet i përafërt me të cilën Amerika përballen sot!!!
      Është bërë rrezik global dhe për këtë ka ndikuar

      e ndikon në botën europiane kryesisht!! Nuk është rastësi që Europa u kthye drejt të djathtës dhe në ato vende që e djathta liberale ishte shumicë.
      Rreziku është eminent përderisa arrihet t’i bësh antenat një ish presidenti e kandidat për president.
      Vrasja e një presidenti nuk është rezultat e një të marri por i kontradiktave të thella midis filozofike dhe lobimeve të të tërave llojeve. Dhe tentativa për vrasje e Trump është në kuadrin e kësaj fryme.

  3. Laps, akoma te ura ti?

    “Teori konspiracioni” e quanin dhe efektet e varikarsines se Kovid para dy vjetesh, por ja qe paskekash qene e vertete?!

    O cara, lidhni pikat, kuptoni se ca po ndodh, vini ne pune llogjiken tuaj nojhere mos merni gjerat shabllon ” fluturon gomari”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *