• |
ide | kryesore

Partizani e nis “malore” Superioren, derbi në javën e zakonshme: zbardhet kalendari i ndeshjeve

Sport, Video
Partizani


E njëjta formulë e kontestuar e që nuk i pëlqen askujt, të njëjtat procedura dhe e njëjta javë e derbit më të ndjerë kryeqytetas. Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” është hedhur shorti për kalendarin e kampionatit “Kategoria Superiore” për sezonin 2024/2025, që është edhe edicioni i 86-të në histori. Partizani e nis në të përpjetë kampionatin, në sprovë menjëherë kundër Vllaznisë në javën e parë. E njëjta gjë mund të thuhet për Dinamon, që duhet të bëjë llogaritë me kampionët në fuqi të Egnatias.

Java e parë e kampionatit “Kategoria Superiore”, 18 gusht 2024:

KF Partizani – KF Vllaznia
KF Skënderbeu – AF Elbasani
KF Teuta – FK Bylis
FC Dinamo City – KF Egnatia
KF Laçi – KF Tirana

10 klubet shqiptare kanë mësuar nga goglat kundërshtarët e tyre për 36 javët e këtij edicioni, teksa që në javën e parë premtohen emocione. Për të parë përballjen e parë të Partiuzani-Tirana duhet pritur java e gjashtë, si zakonisht. Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, kampionati “Kategoria Superiore” do të ngrejë siparin të dielën e 18 gushtit dhe kampionati i rregullt do të përfundojë më datë 1 maj të vitit 2025. Ndërsa faza “Final Four” do të luhet në periudhën 9 – 17 maj 2025.

Lexo më tej: Video/ Tirana optimiste, Partizani zhgënjyes: nis me barazime aventura shqiptare në Conference League

Në kampionatin Kategoria Superiore këtë sezon marrin pjesë këto skuadra: KF Egnatia, KF Partizani, KF Skënderbeu, KF Vllaznia, KF Tirana, KF Teuta, FC Dinamo City, KF Laçi, AF Elbasani dhe FK Bylis.

Kalendari i Superiores për sezonin futbollistik 2024-2025


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *