• |
ide | kryesore

Plagosi me mjet prerës një person, arrestohet 69-vjeçari në Malësinë e Madhe

Lajme, Të fundit


69-vjeçari, Gjok Popaj në Malësinë e Madhe është arrestuar pasi ka plagosur me mjet prerës një 29-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur më datë 14.07.2024, rreth orës 21:30, në fshatin Vukpalaj, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta.

NJOFTIMI I POLICISË:

Malësi e Madhe

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, menjëherë pas marrjes së njoftimit mbrëmjen e djeshme, se ishte plagosur me mjet prerës, një shtetas, kanë organizuar punën për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit. Si rezultat i kërkimeve, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit:

Gjok Popaj, 69 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj.

Ky shtetas dyshohet se më datë 14.07.2024, rreth orës 21:30, në fshatin Vukpalaj, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (kmesë), shtetasin A. P., 29 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti prerës (kmesë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *