• |
ide | kryesore

Tentoi të hynte në Zvicër me 4.5 kg kokainë, përfundon në pranga shqiptari

Arkiva, Lajme, Të fundit


Një 39-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë pasi u kap me kokainë në Itali. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur, por mësohet se i riu është arrestuar në kufi me Zvicrën ku synonte të kalonte. Gjatë kontrollit në makinën e tij, policia gjeti 4.5 kilogramë kokainë të pastër si dhe disa mijëra euro cash. Ndaj shqiptarit tashmë kanë nisur hetimet se si e ka gjetur lëndën narkotike dhe ku synonte që ta çonte.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *