• |
ide | kryesore

Video/ Europiani jep verdiktet: Rodri MVP, Williams njeriu i ndeshjes e 6 krye-golashënues

Sport, Video
Rodri


Mbrëmjen e djeshme përfundoi rrugëtimi një mujor i Euro 2024, mes fishekzjarresh e brohorimash për triumfin e Spanjës. Iberikët ngritën në qiell trofeun e katër, si askush tjetër në kontinent, por përveç kupës së argjendtë edhe shumë çmime të tjera janë ndarë në bilbilin e fundit të Spanjë-Angli. Nga Rodri te Williams për ta mbyllur me Këpucën e Artë të ndarë për gjashtë lojtarë.

Është e pashmangshme që Spanja të përfaqësohet gjerësisht edhe në vlerësimet përfundimtare të kampionatit Europian. Lamine Yamal, anësori i Barcelonës, i lindur në vitin 2007, fitoi çmimin për lojtarin më të mirë të ri të Europianit.

Spanja ishte në fakt ekipi më dominues i turneut dhe çmimi i MVP i Kampionatit Evropian shkoi për mesfushorin Rodri.

Pastaj në fund, me Kane e Olmo që nuk arritën të shënonin në finale, çmimi i golashënuesit më të mirë të edicionit Euro 2024 ndahet mes 6 lojtarësh: Dani Olmo, Harry Kane, Cody Gakpo, Jamal Musiala, Georges Mikautadze dhe Ivan Schranz, të gjithë me 3 gola.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *