• |
ide | kryesore

Video/ Messi i dëmtuar e në lot në pankinë, Lautaro i dhuron Argjentinës Kupën e Amerikës

F1, Sport, Video
Lautaro


Argjentina fiton Kupën e Amerikës 2024. Finalja kundër Kolumbisë, e cila ishte e pamposhtur prej më shumë se dy vjetësh, përfundoi 1-0 falë një goli në minutën e 112′ nga Lautaro, i cili përfitoi nga asistimi i Lo Celso për të vendosur ndeshjen. Titulli i katërt në tre vjet për Selección dhe teknikun Scaloni. Kapiteni i Interit e përfundoi turneun si golashënuesi më i mirë, Messi doli i dëmtuar në minutën e 66′, por ngriti një tjetër trofe me kombëtaren e tij. Lotë gëzimi për ndeshjen e fundit me Albiceleste të Angel Di Maria.

E tashmë janë katër tituj në tre vjet. Argjentina konfirmon veten kampione e gjithçkaje, duke fituar Kupën e Amerikës për të dytin edicion radhazi, e cila i shtohet trofeut të fituar në 2021, Finalissima të vitit 2022 dhe mbi të gjitha Kupën e Botës në Katar. Në Miami, Selección festoi falë Lautaro Martinez, i cili në minutën e 112′ shënoi golin e 1-0 ndaj një Kolumbie që nuk kishte humbur në 28 ndeshje dhe që nga shkurti i vitit 2022, kur u mundën sërish nga Albiceleste.

LOT E FESTË NË FINALE

Një finale rrëqethëse ende pa nisur, duke qenë se ndeshja nisi gati një orë e gjysmë me vonesë për shkak të asaj që ndodhi jashtë stadiumit me tifozët. Në fushë, Alvarez dhe Messi ishin menjëherë të rrezikshëm, por ishte Lerma në minutën e 16′ që frikësoi Dibu Martinez, i cili devijoi në kënd. Në pjesën e dytë, Di Maria, në ndeshjen e fundit me kombëtaren, ishte afër shënimit, por diagonalja e tij u bllokua në minutën e 57′. Nëntë minuta më vonë, Messi u dëmtua keq dhe këtë herë doli nga fusha i përlotur. Më pas Argjentina shënoi, por goli i Nico Gonzalez u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje të Tagliafico.

Lexo më tej: Video/ Argjentina në finalen e Kupës së Amerikës, Messi kërkon të jetë edhe në Botëror: “Dua të vazhdoj”

Kalimi në kohët shtesë ishte i pashmangshëm dhe sulmuesi i Fiorentinës ishte ende shumë i rrezikshëm në minutën e 95′. Sidoqoftë, Lautaro, lojtari më i mirë i këtij edicioni të Copa America, u kujdes për të larguar frikën: në minutën e 112′ mori pasimin nga Lo Celso dhe mposhti Vargas në dalje, duke bërë që tifozët Albiceleste në stadiumin Hard Rock të çmendeshin. Në bilbilin e fundit, pati sërish lotë, por këtë herë gëzimi: nga Messi që fitoi titullin e katërt në tre vitet e fundit, nga Di Maria që e mbylli aventurën e tij në kombëtare me një trofe, nga Lautaro që ishte ende vendimtar. Dhe e një popullsie të tërë, e cila që nga viti 2021 thjesht nuk po pushon së festuari.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *