• |
ide | kryesore

Vuçiç ankohet në Londër: Serbia nuk do të futet në luftë, Kosova më sulmon

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vuçiç ankohet në Londër: Serbia nuk do të futet në luftë, Kosova më sulmon


Në Londër po shkon për të paraqitur të ashtuquajturin plan të disa vendeve të rajonit për shkatërrimin e Serbisë duke e përfshirë atë në një luftë me NATO-n.

Presidenti Aleksandër Vuçiç njoftoi se gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrin e ri të Holandës, Dick Schuff. Kryetemë e bisedave pritet të jetë grindja e tij me zyrtarët e Bosnje dhe Hercegovinës, por edhe kërkesat e Beogradit për zhvillimin e shpejtë ekonomik të vendit.

Vuçiç vijon të përdorë deklaratat e zyrtarëve në Sarajevë për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë për t’u viktimizuar përpara ndërkombëtarëve.

“Ne nuk duam të shkojmë në luftë, ndryshe nga ata që pështyjnë Serbinë dhe shkojnë në luftë çdo ditë. Unë nuk do të justifikoj një gjë normale. Fushata kundër meje ishte e pritshme. Si me komandë kanë bërë gjithçka, siç kam thënë unë se do të bënin në Sarajevë edhe në Prishtinë. Kjo nuk do të ndryshojë, nuk kam asgjë kundër që ta bëjnë atë fushatë, kur nuk mund të mburresh për ekonominë, atëherë duhet të bësh atë lloj fushate politike. Ata gënjejnë për çdo gjë, nga snajperët e deri te Srebrenica”, tha Vuçiç.

Në ditën përkujtimore të gjenocidit serb në Srebrenicë, udhëheqës dhe politikanë të ndryshëm akuzuan Beogradin se ende ka pretendime territoriale ndaj Bosnje dhe Hercegovinës. Në kundërpërgjigje, Vuçiç prezantoi një plan me këto pika: gjymtimi moral i Serbisë, dobësimi ekonomik, agresioni mediatik, dëshira për konflikt e Prishtinës dhe Sarajevës që pason ndërhyrjen e NATO-s me sulme ndaj Serbisë dhe në fund do ishte shkatërrimi i shtetit serb.

Mirëpo realiteti, të paktën ai që ofrohet nga vetë Vuçiç, është plotësisht tjetër: shpeshherë organizon stërvitje ushtarake me qëllime përmirësimin e taktikave të luftës, ndërsa blen armatime nga Rusia dhe Kina. Gjithashtu paralajmëron prej muajsh skenare apokaliptike në botë, me një konflikt të madh që sipas tij pritet të ndodhë mes fuqive globale.


1 Comment

  1. Shkon serbesë ai ne takim me francezin dhe holandezin, sepse me pare u ka blere qindra miliona euro armatime, prandaj mos ja qani hallin se dhe ata jane te detyruar tja degjojne përrallat per ca kohe. Kjo eshte bota sot, miremengjes o interes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *