• |
ide | kryesore

Xhafaj-Dumanit: Drejtësia penale nuk është garë statistikash. Populizmi gjyqësor është i dëmshëm

Arkiva, Lajme, Të fundit


Fatmir Xhafaj gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, ka kritikuar kreun e SPAK, Altin Dumani, teksa ndër të tjera u shpreh se populizmi gjyqësor është shumë më i dëmshëm se ai politik.

Ai shkoi më tej kur tha se drejtësia penale nuk është garë statistikash dhe nuk ndëshkon mbi bazë preferencash politike apo perceptimi.

“Në vlerësimin tim aktualisht po bëhet një gabim i madh me apo pa dashje. Drejtësia penale nuk mund të jetë çështje numrash dhe as garë statistikash brenda sistemit.

Drejtësia nuk gjykon dhe as ndëshkon bazuar mbi perceptim, as mbi preferenca politike, as mbi shijet e portaleve mediatike, të ndikuara po prej tyre, por mbi fakte dhe prova. Populizmi politik është i dëmshëm, por populizmi gjyqësor është edhe më i dëmshëm.

Dua tu kujtoj përgjegjësinë që Kuvendi ka për të rrefkëtuar mbi problematikat dhe për të propozuar zgjidhje, jo përmes tavolinave hermetike, por përmes një procesi gjithëpërfshirës, transparent dhe profesional që në qendër të këtij debati të jenë vetë njerëzit e drejtësisë”, u shpreh ai.


4 Comments

  1. Babai im tere jeten ( si shume te “ deklasuar “ te tjere) nuk e hoqi radion nga veshi per te degjuar ndonje lajm nga jashte per permbysjen e komunizmit.Vdiq disa vite me pare duke pare bijte e asaj race ne krye.Vend i mallkuar,edhe dheu eshte komunist.Pati te drejte qe para se te vdiste na shtyu te ikim nje sahat e me pare.A ka ndonje shprese se do ndryshoje per mire ky vend? Une i hum a shpresat

  2. O komunist i enverit nuk ja u ka fajin askush qe partia juaj eshte kthyer ne çete hajdutesh te çertifikuar tashme.
    Po nje faj e kane shqiptaret qe nuk ju marrin zvarre per bythe e tju plasin aty ku e keni vendin, ne hale.
    Sdq mos u merzit s eedge ty dobte vije dita te dalesh ne banken e te akuzuarve si i korruptuar koke e kembe

  3. Atë që krijuat vetë po e krahason me jë çetë populiste e drejtësisë.
    Arritët çdo objektiv pervers që të mënjanonit nga sistemi me anë të vetingut mjajt profesionistë dhe mbajtët vetëm sërën tuaj enveristë si puna jote!! Kjo çetë qe e quani ju shërbeu të mbanit të mënjanuar PD për simbolet e tani të mbani në izolim Berishën!! Po amniston shumë nga ju për skandalet korruptive të çetës tuaj të hajdutëve dhe ju i akuzoni ata???
    Siç duket punët i keni keq sepse presioni tashmë i PD së mirëfilltë dhe ndërkombëtarëve ka detyruar që Spak të lëvizi pak por jo mjaftueshëm dhe ju ka vënë në lëvizje për t’u kundërvënë duke e profilizuar si çetë populiste!! Por si parti populiste që jeni e krijuat vetë këtë çetë dhe si e tillë po ju konkuron!!

  4. Pas 30 e kusur vjetesh ne gjoja-demokraci, ne krye te drejtesise dhe te atyre qe dirigjojne

    drejtesine jane hetuesit e prokuroret e tmerrshem te diktatures, ata qe u shkulnin dhembet

    dhe thojne ne birucat e erreta kundershtareve te regjimit komunist , ndersa ne krye te shtetit jane

    bijte e niperit e xhelateve te diktatures. Cfare dreqin permbysi Levizja e Dhjetorit 1990 per te

    cilen mburremi aq shume dhe e perkujtojme cdo vit ? A eshte faji i popullit shqiptar apo fati i tij

    i zi qe nuk po i ndahet prej Nentorit te larget te vitit 1944 e deri me sot. Duket se populli

    shqiptar po e humb betejen dhe Partia Komuniste me emrin e sotem Parti Socialiste po triumfon

    mbi kete popull te pafuqishem e fatkeq qe po detyrohet te largohet perfundimisht nga atedheu

    i te pareve te tij. Ate qe nuk arriten pushtuesit gjate mijera vjeteve po e arrin Partia Socialiste

    brenda 3 mandateve – ti shporre shqiptaret nga trojet e tyre te lashta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *