• |
ide | kryesore

2 vatra zjarri aktive në Dibër/ Zjarrfikësit në luftë me flakët, pritet ndërhyrja e helikopterit në Lurë

Lajme, Të fundit


Prej ditësh një vatër zjarri është aktive në fshatin Gur Lurë në afërsi të grykës së setës në Bashkinë e Dibrës. Ky zjarr që nga data 11 korrik ka djegur rreth 35 hektarë pyll, kullotë e pishë. Ndërkohë raportohet se momentalisht janë aktive 2 vatra zjarri.

Bëhet me dije se 8 forca të zjarrfikëses 8 punonjës të A.D.Z.M., 6 punonjës të Njësisë Administrative Lurë po punojnë për fikjen e zjarrit. Gjithashtu për të neutralizuar situatën janë duke punuar edhe 7 vullnetar dhe 7 punonjës të Drejtorisë së Bujqësisë mes tyre dhe shefi sektorit të ndërhyrjes së zjarreve. Duke qenë se zjarrfikësit e kanë të vështirë për te shuar flakët mësohet se në Lurë po pritet një helikopter.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *