• |
ide | kryesore

Akullore me oksid etileni! Kreu i KLSH: U rrit numri i të sëmurëve me kancer!

Arkiva, Lajme, Të fundit


Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu ka ngritur alarmin në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, kur tha se në Shqipëri janë tregtuar akullore të kontaminuara me Oksid Etileni që shkaktojnë kancer, leucemi dhe ndikojnë në aftësinë riprodhuese tek meshkujt.

Sipas tij, duhet të ketë një analizë për faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të sëmurëve me sëmundje tumorale.

“Në 27.7.2021, u zbuluan markat e akullore, Oksid Etileni në akulloret e prodhuar në Francë, u zbulua nga Spanja që më pas ka njoftuar në sistemin ras 47 shtete, për komantimin e akullores me Oksid otileni në disa akullore. Me pas në 30/7/2021 ka ardhur email, drejtuesit e AKU për këtë gjë. AKU, është njoftuar menjëherë dhe duhet të merrte masa për të ndaluar qarkullimin e akulloreve të kontaminuara. Oksidi Etileni shkakton kancer, leucemi, ndikon në aftësinë riprodhuese tek meshkujt. AKU nuk kreu asnjë veprim, nuk e bllokoi këtë produkt.”

Rastet e shkaktuar me kancer prej këtyre akulloreve mund të kenë rritur numrin e pacientëve tek Onkologjiku.

“Nuk është i rëndësishëm vetëm zbatimi i rekomandimeve tona, por të vendoset në vëmendjen tuaj si në rastin konkret, duhet të ngrini grupe pune për analiza kryesisht për situatën në shëndetësi, për analizën e rritjen e të sëmundjeve tumorale në shëndetësi.” tha Shehu.

Shehu zbuloi se janë konsumuar 13.2 ton akullore me oksid etileni, teksa produktet janë shitur kryesisht në: Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Vlorë, Berat, Lushnje, Korçë, Shkodër, Sarandë, Krujë, Burrel, Peshkopi, Tropoj, Lezhë.

Oksidi i Etilenit është një substancë që përdoret në produktet kozmetike si kremra dhe parfume. Megjithatë, ekspozimi akut ndaj kësaj substance mund të shkaktojë nga simptomat më të lehta si marrje mendsh dhe të vjella, deri te më të rëndat si kancer, probleme me riprodhimin dhe neurotoksicitet.


12 Comments

      1. .. Cdo skandal edhe mund te pertypet disi…poooor tek ushqimet dhe ilacet nuk mban fare uj pilafi. Kush i manipulon i zençin haqet e viktimave deri ne brezin e 7

  1. Markat e akulloreve me tw prekura jan Twix, Bounty. M&M pra pikerisht ato qe jane me te lira dhe qe blihen nga shumica e familjeve shqiptare

  2. Te q teknologjine njerezore! Na shkaterruan me keto pislliqe! Ben te hash nje akullore, vetem per akullore qe nuk ndjehet!

    Kur kam qene i vogel, mbaj mend akulloret 5/10L, te shemtuara, te shtrebta, me kaushe te thyer qe kullonte neper duar, por mbanin ere qumesht! Keto te sotmet, akulloret moderne, dhjetfish ne cmim, mbajne ere lesh.

    Duhen informuar robt, per markat e ketyre pislliqeve! Mjer kalamajt!

  3. Rrobt te mos hane ca u del perpara. Nqs mbas gjith ketyre qe ndodhen me kovidin e vaxinat se keni kuptuar qe ne per keta jemi vetem numra dhe nuk e rruan njeri se eksperimentojn apo na helmojn vrasin si kavje mvje keq po ke probleme.

    1. Bashkpuntor ne vrasje je ju se kjo esht detyra e gazetarit.per ta gjet llojin e akullores ju paguni me taksa prekororin qevrin kto jan bashkpuntor te bashin mir e paq partin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *