• |
ide | kryesore

Berisha: 9 arsyet pse socialistët duartrokitën Dumanin dje në Kuvend

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një deklarate për mediat, ka analizuar seancën e djeshme të parlamentit, ku Altin Dumani ka raportuar për punën e SPAK.

Gjatë deklaratës, Berisha theksoi se dje, opozita i bëri autopsinë Dumanit dhe ‘Skapit’ të partisë së krimit në pushtet.

Berisha rreshtoi 9 arsye pse, sipas tij, mazhoranca socialiste e duartrokiti Dumanin në përfundim të raportimit të tij në Kuvend.

Lexo më tej: Ç’tregon duartrokitja e socialistëve në kuvend për Altin Dumanin 

Pjesë nga deklarata: 

Shkaqet e kësaj duartrokitje janë.

1- Amnistimi nga Dumani si armik i egër opozitës, dhe votës së lirë të shqiptarëve i krimit elektoral të qeveritarëve, zyrtarëve qendror dhe lokal të Partisë së krimit Edi Ramës, Taulant Ballës, Belinda Ballukut, Ulusi Manjës, Damian Gjiknurit, Pandeli Majkos, Bajrave, Troplinve, Rrajave, Ndokve, Avdylve, Çelëve, etj., etje.

Kjo amnisti është një krim monstruoz kundër votës së lirë dhe opozitës, është licencë për Edi Ramën dhe narkoshtetin e tij për grabitjen e zgjedhjeve. Për çdo njeri që ndjen veten opozitar, Altin Dumani puthador i pushtetit, është armiku i votës tyre, lirisë së tyre.

2- Dumani u duartrokit nga deputet e Krimit sepse ai, si asnjë institucion akuze në asnjë vend në Europë përveç Rusisë së Putinit, ka vendosur në arrest politik pa asnjë provë, fakt apo dokument, pra me urdhër politik kryetarin e partisë më të madhe opozitare për të mbrojtur pushtetin e krimit të Edi Ramës dhe vetëm e vetëm, Sali Berisha ka denoncuar me fakte dhe dokumente çdo ditë vjedhjen, korrupsioni e Edi Ramës, familjarëve, qeveritarëve të tij.

Vetëm e vetëm se ai ka denoncuar korrupsionin e Vllahutinëve, Mc Gonigalëve, King Smithëve dhe Kimve të tjerë për të mbrojtur interesat e qytetarëve të vendit të tij.

Altin mercenari u duartrokit dje sepse ai ka vendosur në ndjekje penale dhe persekutim pa asnjë bazë ligjore kryetarët e dy partive të tjera parlamentare, opozitar dhe të zgjedhur lokal të opozitës.

Me këto akte antikushtetuese dhe antiligjore, Altin Dumani dëshmon veten dhe institucionin që drejton, si një organizatë kriminale politike në shërbim të verbër të narkoshtetit dhe Edi Rames dhe armik i egër opozitës, kushtetutes, ligjit dhe demokracisë.

3-Deputët e Krimit e duartrokitën dje Dumanin si herojnë e amnistimit të krimeve vjedhjeve monstruoze të Edi Ramës, familjarëve, ministrave dhe zyrtarëve të tij të Partisë. Ai është autori i amnistisë së krerëve të vjedhjes se shekullit të djegësave, Edi Rama, Erion Veliaj, Ëngjëll Agaçi, etj., i amnistisë së vjedhjes së dytë më të madhe të shekullit me PPP e shëndtesisë nga Rama dhe Beqja.

I amnistisë së aferës McGonigal të korrupsionit ndërkombetar të Edi Ramës.

4-Dumani është monstra e aministisë së shumfishtë të Erion Veliajt për djegësin e Tiranës, pyllin orbital me 1 milion pemë imagjinare dhe ‘5D’ ‘Echo Tiranën’ etj., etj.

5- Dumani u duartrokit dje nga deputetet e krimit sepse ai ka amnistuar Taulant Ballën për dosjet e tij që e implikojnë sipas dokumenteve zyrtare në akuza direkt në vrasje, trafiqe droge, krime elektorale, vjedhje në tendera me banditë, përdorim të telefonit të koduar etj., etj. Ai ka amnistuar Fatmir Xhafën i cili në çdo ligj të botës është subjekt i ligjit antimafia. Belinda Ballukun e rrugëve 10-15 herë më të shtrenjta se në Europe, famozen mafioze Xhaçkën etj., etj., etj., që kanë dhjetëra e dhjetëra dosje krimesh dhe vjedhjesh.

6-Dumani u duartrokit dje sepse ai përçmon dhe poshtëron shqiptarët. Ai vendos arrestin e Ilir Beqajt për vjedhjen e 120 mijë eurove të donatorëve të huaj, por e amniston atë për aferat e sterilizimit, laboratorëve, check up, qindra milion euro të vjedhura, vetëm e vetëm se aty vidhet me Edi Ramën.

7-Dumani u duartrokit nga deputetet e krimit dje sepse ai është autori i amnistisë së dyfishtë të Olsi Xibrakës si drejtues kryesor i grupit të strukturuar kriminal shqiptaro-kolumbian të Xibrakës dhe si bashkëpuntor mbrojtës i Amant Josifit që vodhi 2 miliardë euro me bitcoin, qytetarëve europian.

8-Deputetët e krimit duartrokitën dje Dumanin sepse ai është autori me skandaloz në Europë dhe në botë i kallp mandateve apo mandat arresteve për statistike dhe pazare. Kështu nga 72 mandate arresti të lëshuara në 3 muaj, përveç atyre që kanë qenë në burg para lëshimit të tyre, janë arrestuar gjithsej 6 vetë. Të gjithë të tjerët u njoftuan për të kaluar në vakanca të gjata jashtë vendit me paratë e drogës dhe të vjedhura nga qytetarët shqiptar.

9-Deputetët krimit duartrokiten dje në parlament heroin e tyre sepse në kohën e kulmeve të korrupsionit në vitet 2022-2023 janë dënuar për këtë vepër penale nga skrapi i partisë i drejtuar nga Dumani, gjithsej 190 zyrtar kundrejt 630 zyrtarëve që sipas raporteve të Departamentit të Shtetit janë dënuar për këtë vepër penale në vitet 2008-2009 nga Task Forca e antikorrupsionit që kryesohej po nga Altin Dumani, por para metamorfozës së tij në një peng të krimit.

Këto ishin disa nga arsyet kryesore që Altin Dumani mori dje duartrokitje frenetike nga deputetët peng të krimit pas autopsisë që i bënë dje atij dhe skrapit, deputetët e opozitës.


13 Comments

  1. Opozita e Berishes uleret se po pastrohen para ne kullen 40 kateshe dhene per ndertim nga Beci ne Shkoder dhe nuk ndihen fare, fare per kullat e Tiranes dhene nga Rama per ortaket e familjes Berisha.

    1. nuk ka opozit te Berishes, ka Berish. Te tjeret nuk bejn as dy lek ti marresh vec. Ke te marresh, Mulin, Bardhin, Vokshin, Shehun, Salianjin? Keta vec e vec jan nje hic. Ashtu jan dhe ata te PS vec e vec, nje hic. Se ketu te ne mentaliteti enverist nuk eshte shkulur e veshtir se do shkulet ndonjeher. Keta qe i thon vetes demokrat, kan sjellje tipike enveriste, o me mu o kunder mu, po shave saliun je patronazhist. Si Enveri me nje fjal je armik i popullit dhe i partis. Edhe populli nga keta eshte shpallur armik i popullit e i partis. Ata te PS vetem te majt qe smund te quhen. Ne ortakeri me oligarket e duke ja fut deri ne fund karin popullit te varfer per interesa te oligarkeve. Nuk u skuqet faqja fare pse u jan fut gjith ministrat ne burg. Han kumbulla prapa shpines time thot Rama, sikur nuk i zgjodhi Rama vet gjith keta hajdut. Nuk e di Rama per fiqt e kumbullat gjoja. Ska shpres ky vend per momentin, nuk ka nje alternativ. Dyshja Like-Sali e kan kap per fyti dhe opoziten, e kan monopolizu per hallin e perbashket. Kur ske as qeveri, as opozit, thjesht nuk ke shpres.

  2. Lere ate se nuk e han me njerezit, duartrokitja ishte fallco, ju ishin ne ujdi per ta ber ate seanc balorde, pa asnje pytetje serioze per interpelanc po lat qe ti suleshin me pyetje politike ca kopuk bythlepires qe jan aty se ja lepijn fort Saliut (ashtu si ju Rames). Kishin marr urdher nga ortaku Saliut, nga Ed Rama, per ti len qent e Saliutn te suleshin si gore me butafori teatri.
    Dhe harrove te thuash te vetmen arsye perse ata zarat e tu e sulmuan si balorda me pyetje politike, me pyetje idjote per nje seanc si ajo. Halli jot u be hall parlamenti se zarat e tu jan aty si ushtar e jo si njerez qe kan tru e mendojn, lere me pastaj si deputet. Ca nga ata, te dhjamur e te majmur kan edhe hallet e veta se u jan hapur hetimet pasurore. Ne brug te gjith, bythqira, na e keni shpif kete vend, balorda mafjoza.

  3. Po ke goj ti o hajdut te flasesh per Dumanin, ti o vrases? Ti mir qe je hajdut si Rama, po ti edhe ke vrar per te vjedhur, ne sy te te gjitheve. Vrave per te mbrojtur babezin e Like floririt dhe tenden. Dumani nuk eshte akuzuar per nje qindark. Dumani e ka kalu vettingun, po te shofim a do ta kalosh ti tani. Dumani nuk ka kulla te partizani, nuk ka vil ne lalz, nuk ka zyr e apartamente te etc, nuk ka miliona euro per te prenotuar stadiume e per paguar avokatet me te shtrenjt ne Franc e Angli per ti hequr njollen. Mbylle gojen o goj-mut se ti nuk e ke me Dumanin, as me Ramen (Ramen e ke parter biznesi ne fund te fundit dhe po duket dita dites deal-i yt me Ramen), ti hallin e ke me USA. Po si i thon, si bie dot gomarit dhe i bie samarrit. varikars.

  4. Doktori e cilëson qartë atë që me të vërtet është gjendja reale e Aspakut dhe e këtij ushtarit të Ramës.

    1. doktori nuk e ka me spak-un, as me dumanin, as me ramen. e ka vetem me usa po sikurse si bie dot gomarit, i bie samarrit.

  5. Dumani u tregua super-profesional edhe pse gjith qent e tu nuk i ndalen lehjet. Kush te lehte me fort qe te merte pelqimin e shefit qe shifte nga televozori dhe niste pyetjet me sms qenve.

  6. Pike per pike te sakta per Altin mafishen.
    Nuk ka BYTHE e as BOLE ky te hetoje EDVIN VUCIQ MAFIAN dhe ERION VELIHAJDUTIN.
    Ne kohen e babait te Edvin Vuciqit prokuroret DHIHESHIN ne breke para BYROSE te PARTISE TE PUNES allias SOCIALISTE.
    Altini ka frike me i’a permend emrin Edvinit dhe Erionit.

  7. Të lumtë doktor! E ke thënë ashtu siç është.

    Spaku është kryekëput vegël e Ramës, ku vetë qenësia e së cilës duhet vënë në pyetje. Kujt i shërben kjo strukturë paralele?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *