• |
ide | kryesore

De la Fuente, largohet nga Spanja pas fitores: Washington Post jep lajmin sensacional

Sport
De La Fuente


Spanja ende nuk e ka marrë veten nga “aventura” europiane, me Furitë e Kuqe të aftë për të fituar titullin e katërt kontinental në historinë e tyre falë fitores 2-1 ndaj Anglisë në finale. Dy ditë pas mbrëmjes madhështore në Berlin, dhe ende e freskët nga festimet, ja ku vjen një lajm i bujshëm që mund të shqetësojë kombëtaren iberike. Në fakt, sipas asaj që raportohet nga gazeta autoritare Washington Post, tekniku Luis De la Fuente po mendon të zhytet në një sfidë të re, larg vendit të tij.

DE LA FUENTE I ËSHTË PROPOZUAR SHBA-së

Sipas asaj që raportohet nga gazeta e njohur, menaxherët e De La Fuente i kanë dërguar një email federatës së futbollit amerikan për të propozuar kandidaturën e trajnerit të ri kampion europian në pozicionin e lënë vakant nga Gregg Berhalter, i shkarkuar pas zhgënjimit në Kupën e Amerikës. Shtetet e Bashkuara duan menjëherë të shpengojnë veten, veçanërisht në funksion të Kupës së Botës së ardhshme që do të organizojnë në vitin 2026 së bashku me Kanadanë dhe Meksikën.

Lexo më tejVideo/ Spanja, pritje mbretërore e festë e çmendur në Madrid për kampionët e Europës

Massoud Roushandel, president i Global Elite Sports Group, një kompani administruese që punon ngushtë me avokatin spanjoll të sportit Vicente Montes dhe këshilltar i teknikut aktual të Spanjës, konfirmoi se ata, së bashku, i dërguan një email drejtorit sportiv amerikan Matt Crocker në lidhje me interesin e trajnerit të Furive të Kuqe për detyrën.

Kontrata e De la Fuente me federatën spanjolle skadon në vitin 2026, por pas fitoreve në Nations League dhe veçanërisht në Euro 2024, ndoshta do të duhet një rregullim ekonomik për ta mbajtur teknikun. Gjithnjë nëse SHBA nuk vendos t’i ofrojë një super kontratë. Në fund të fundit, ishte ai që u vetë-propozua…


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *