• |
ide | kryesore

Debati për aferën IPARD, Bardhi: Provuan se kanë qëllim të fryjnë xhepat e “ilirbeqajve” në Qeveri

Arkiva, Lajme, Të fundit
gazment bardhi spiropali


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas një shënimi të Elisa Spiropalit e cila shpjegonte përse u rrëzua kërkesa për mocion me debat në Parlament për vjedhjen e fondeve të programit IPARD. Në kundërpërgjigje të Spiropalit, Bardhi shkruan:

“Konsiderimi nga mazhoranca i Raportit zyrtar dhe përfundimtar të OLAF si thashetheme, aludime, apo akuza politike, është më së paku papërgjegjshmëri dhe më së shumti avokati politike ndaj abuzuesve me fondet e BE.

Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve (OLAF) njoftoi zyrtarisht se ka identifikuar keqpërdorimin e 33 milionë eurove fonde të BE-së në ndihmë të bujqësisë shqiptare dhe ka rekomanduar bllokimin e paketës së radhës prej 112 milionë euro, për sa kohë nuk ka masa për të garantuar mbrojtjen e interesave financiare të BE-së.

Konkretisht OLAF në një raport zyrtar dhe përfundimtar ka zbuluar disa parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të disa projekteve, ku përfshiheshin: (1) Aplikantëve u kërkohet t’i paguajnë një pjesë të konsiderueshme të grantit të tyre një kompanie konsulence lokale; (2) Kontratat që jepen pa konkurrim, ose me konkurs të manipuluar (me oferta false që dorëzohen); (3) Çmime të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale.

Një mazhorancë e përgjegjshme do të vlerësonte dorën e shtrirë të opozitës në funksion të gjetjes së mekanizmave për zhbllokimin e fondeve të BE, që janë një ndihmë e çmuar ndaj në fermerëve shqiptarë. Këtë propozim e bëjmë me qëllimin e mirë për të vepruar shpejtë dhe në kohë, sepse sektori i bujqësisë po kalon vështirësi për shkak të mungesës së mbështetjes nga Qeveria dhe 112 milion euro janë një ndihmë e çmuar dhe mbështetje e domosdoshme që vjen nga Bashkimi Europian.

Por mazhoranca provoi sot se qëllimi nuk është thithja e sa më shumë fondeve nga BE për të ndihmuar fermerët, por përdorimi i fondeve të BE për të fryrë xhepat e “ilirbeqajve” të Edi Ramës në Qeveri. Nuk duan mekanizma për të penguar abuzimet, sepse sa kohë nuk kanë mundësi të vjedhin, kanë vendosur të mos e përdorin ndihmën 112 milion euro të BE-së. Qeveri e papërgjegjshme!”


2 Comments

  1. mjafton ndryshimi i deklarimeve publike si pasojë e rënies së alibive për të krijuar dyshimet e arsyeshme se Sali Berisha është urdhëruesi i vrasjeve të 21 janarit.

    Nga pasditja e 21 janarit 2011 deri në dhjetor të vitit 2016, Sali Berisha ka sajuar dhe ndryshuar me dhjetëra alibi për krimin në bulevard, deri kur më në fund pranoi hapur krimin.

  2. Shikojeni ramen ne foto si shkelqen. Nuk njef bota lider me punet me ne terezi nga ay. Opozite vendi ka, institucionet e pavarura i ka, pushtet pa hesap ka……. te hengsha bethen ed rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *