• |
ide | kryesore

FOTO/ Pamja e frikshme e kaviljes së Lionel Messi pas ndërhyrjes së Arias: fryrje e paimagjinueshme

Sport
Messi


Argjentina fiton një tjetër trofe pas Kupës së Botës. Këtë herë kombëtarja Albiceleste ngriti në qiell Copa America. Një triumf i madh për 37 vjeçarin Lionel Messi, i cili megjithatë mori me vete në shtëpi, nga finalja, edhe pasojat e rënda të betejës në fushë.

KUPA E… KAVILJA

Argjentina e konfirmon veten si skuadra që duhet mundur edhe në kontinentin e saj. Pasi vunë në rresht një botë të tërë futbolli duke ngritur Kupën e Botës, Albiceleste u bë edhe kampion i Kupës së Amerikës. Finalja e luajtur kundër Kolumbisë ishte një betejë që zgjati 120 minuta dhe u zgjidh nga Lautaro Martinez, me golin e fitores të shënuar në minutën e 112′.

Për Lionel Messi, një tjetër triumf për të vënë në palmares, madje i një rekordi prej 45 trofesh si askush tjetër në planet. Por Pleshti gjithashtu duhej të përballej edhe me pasojat e lojës së ashpër të kolumbianëve. Ndërhyrja e Santiago Arias ishte e tmerrshme, në minutën e 64′ të ndeshjes dhe Messi këtë herë nuk mund të vazhdonte më lojën.

Lexo më tejMessi, rekordi i pafund: 45 trofe të fituar, më shumë se gjithëkush në historinë e futbollit

Imazhet e kaviljes së tij me një fryrje të paimagjinueshme, që e bënë lojtarin të qante nga dhimbja, janë mbresëlënëse. Ndeshja e tij zgjati 64 minuta dhe brutaliteti i ndërhyrjes së Arias e nxorri kampionin jashtë lojërave. Gjesti i dëshpërimit me këpucën e hedhur është emblematik. Pastaj shumë akull, vuajtje dhe më pas gëzimi i fitores përfundimtare.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *