• |
ide | kryesore

Fredi Beleri betohet sot si eurodeputet në Strasburg

Lajme, Të fundit


Fredi Beleri betohet sot si eurodeputet i Parlamentit Europian. Beleri, doli dje nga burgu i Fierit, ku po vuan 2 vite dënim nën akuzën e blerjes së votave në zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar. Pasi u prit nga familjarët në dalje të burgut, Beleri iu drejtua aeroportit të Rinasit, me një makinë të ambasadës greke. Më pas Beleri udhëtoi drejt Athinës, ku u takua dhe me kryeministrin grek, Mitsotakis dhe më pas u nis drejt Strasburgut.

Kujtojmë se Drejtori i Burgjeve miratoi kërkesën 5-ditore për Belerin, në mënyrë që ai të kryejë betimin si deputet i PE. Sipas njoftimi, leja e Belerit nisi dje dhe do t’i përfundojë më 20 korrik, kur do të duhet të vijojë dënimin në burgun e Fierit.

Drejtoria e Burgjeve, ka kërkuar nga Beleri informacion të plotë, duke përfshirë garancinë e udhëtimit, dorëzimin e biletës vajtje-ardhje, akomodimin dhe rregullimin e hotelit. Nëse do të qëndrojë më shumë se sa e lejon leja, për shkak të zhvillimeve atje, do të duhet të informojë zyrtarisht të gjitha institucionet përkatëse, përfshirë edhe autoritetet lokale. Në javën e parë të qershorit, Beleri u zgjodh deputet i Parlamentit Europian me rreth 237 mijë vota, duke u renditur i katërti në listën me 7 fitues që garuan nën siglën e partisë në pushtet në Greqi, “Demokracia e Re”.


5 Comments

  1. NJE E PERGJIDHESHME NE CDO KUPTIM RRETH ANGAZHIMEVE SA ME SHUM TE FRYHENI NGA EGOJA NE CDO KUPTIM, AQ ME SHUM DO TI AFROHENI ,DISIPLINAVE TE RREGULLIT NE FUNKSION SI EKZISTENC ,KU EKZISTENCA ESHTE PRIMARE PERBALL QELLIMEVE SEKONDARE , thotë:

    AKOMA NUK PATI REAGIM EVROPIAN SI KA MUNDESI QE EVROPA TE LEJOJN NE GJIRIN E VET NJEREZ QE QUHEN KRIMINEL APO KORRUPTOHET E GJITH HAPESIRA EVROPIANE NGA INTERESI GREK ,I CILI NE UNITET ME GRUPE INTERESI DON COPTIMIN SHQIPTAR NDERKOHE QE SHQIPTAREVE KA PER TJU KTHYER TERRITORE, NESE EVROPA E PRANON KET VETES I BERI AUTOGOL PASI ZBEN LOJEN HISTORIKE DHE HAP KUTIN E PANDOROS QE ESHTE NE INTERES TE KINES TE ZHBEJ EVROPEN GREQIJA SERBIJA BULLGARIJA MALI ZI PO PERPIQEN TA LOZIN SHAKUN KUNDER SHQIPTAREVE PERMES ORGANIZMAVE EVROPIAN APO GRUPEVE TE INTERESIT NE ASIMETRI POR FATKEQESISHT PO PERFUNDOJN NATYRSHEM NE MENYR TE MERITUAR SHAH MAT KUNDER TYRE

  2. Europa nuk korruptohet nga interesi grek por po reagon kundër antishtetit rilindas me në krye Ramën në Shqipëri!!!

  3. Qesharake! Cudira po shohim! Kendej nga fshati socialist denohet per vjedhje vote, andej nga Evropi, ku dhe aderojme te behemi pjese, behet deputet!

    1. europi nuk te njeh te drejtat e prones. ce do europin pastaj, te punosh per nje kar ne bythe ? po ske faj ti jo se jane bere 3 mandate e 70+ vjet qe trumpetojme evropen si shoqeri civile kur ne te vertet jane partia re e punes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *