• |
ide | kryesore

Kanosi me pistoletë kuzhinierin e lokalit, arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim në Velipojë

Lajme, Të fundit


Arrestohet një 33-vjeçar i shpallur në kërkim në Velipojë. Bëhet me dije se 33-vjeçari E.I, ka kanosur me pistoletë në fund të muajit qershor, kuzhinierin e një lokali.

Mësohet se kuzhinieri ishte konfliktuar për motive të dobëta me kamarierin e lokalit i cili ishte i afërm i 33-vjeçarit. Për pasojë u sekuestrua edhe pistoleta e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Velipojë/Vijojnë kontrollet në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”.

Kanosi me armë zjarri pistoletë, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, në një lokal në fshatin Pulaj, kapet dhe ndalohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve, u kap shtetasi në kërkim E. I., 33 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 28.06.2024, në një lokal në fshatin Pulaj, ka kanosur me armë zjarri pistoletë, kuzhinierin e lokalit, shtetasin A. F., 33 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi ky i fundit ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin E. H., 20 vjeç, kamerier i lokalit (i afërm i shtetasit E. I.).

Arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar nga shërbimet e Policisë, pas konfliktit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *