• |
ide | kryesore

Presidenti i Milan Scaroni, provokon Inter: “Nuk njoh klube të tjerë në Milano”

Sport
Scaroni


Presidenti i Milan, Scaroni, mori pjesë në një aktivitet që nis celebrimet e 125 vjetorit të kuqezinjve që do të festohet më 16 dhjetor. E atij, iu duk një mundësi e mirë për të thumbuar kushërinjtë e Inter.

125 VJET MILAN

Më 16 dhjetor, klubi kuqezi do të festojë 125 vjet histori. Shumë trofe në palmares dhe faqe të paharrueshme të shkruara për futbollin italian dhe atë europian. Presidenti kuqezi Scaroni mori pjesë në një ngjarje që nis tashmë muaj të gjatë festimesh. Numri një i klubit u ngjit në skenën në Terrazza Martini dhe ekzaltoi tifozët me një frazë.

Lexo më tej: Broja: “Milan vetëm pas Real Madrid, jam tifoz i madh i Ibrahimovic”

TALLJA PËR INTER

Scaroni pret shumë nga skuadra në këtë vit të veçantë, që feston 125 vjet histori. Për të ngrohur atmosferën e tifozëve që janë ende në pritje të lëvizjeve të mëdha në merkaton e transferimeve, Scaroni u ekzaltua në një tallje me një shije derbi: “Festimi i 125 viteve të historisë sonë na projekton edhe në të ardhmen. Ne mbetemi gjithmonë klubi i madh i Milanos, nuk njohim asnjë tjetër”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *