• |
ide | kryesore

Shpopullimi i frikshëm/ Berisha: Rama po zbaton platformën e Çubrilloviçit ndaj shqiptarëve

Arkiva, Lajme, Të fundit


Sali Berisha ka akuzuar  Edi Ramën se po zbaton pikë për pikë platformën e Çubrilloviçit për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre.  ‘Regjimi po zbaton pikë për pikë platformën e Çubrilloviçit ndaj shqiptarëve, por po e tejkalon atë në zbatim disa herë’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju misionarëve dhe misionareve të kauzës së drejtë të çdo shqiptari që frymëzoni me guximin, me qëndresën tuaj çdo qytetar të lirë që mbron interesat kombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga një regjim i faktuar tashmë si pushtimi më i pamëshirë ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

Si regjimi që po zbraz në mënyrë më të frikshme, më të pamëshirë Shqipërinë nga shqiptarët.

Regjimi që po zbaton pikë për pikë platformën e Vaso Çubrilloviçit ndaj shqiptarëve, por që e po e tejkalon atë në zbatim disa herë.

Të dashur miq, çdo orë, çdo ditë, çdo javë në qoftë se denoncojmë zbrazjen e tmerrshme të Shqipërisë, ne denoncojmë një gjenocid më masivin të ushtruar ndonjëherë ndaj kombit shqiptar në shekuj dhe mijëvjeçarë.

Ne denoncojmë gjenocidin që narkoshteti i Edi Ramës kryen duke krijuar kushte të llogaritshme për largimin nga Shqipëria të shqiptarëve, në 8 vite rreth 40 përqind të popullsisë së vendit.

Në këtë kontekst, ne nuk heshtim dhe kurrë nuk do reshtim së luftuari për ndryshimin e kësaj gjendje.

Për çlirimin e shqiptarëve nga ky regjim.

Për çlirimin e shqiptarëve nga kjo katastrofë ekzistenciale që zhvillohet çdo ditë, çdo javë, çdo muaj dhe vit mbi qenien e tyre.

Dhe që mbulohet nga një propagandë e tmerrshme që u servir shqiptarëve dështimet më të mëdha për suksese.

Që u mbulon shqiptarëve vjedhjet që tejkalojnë çdo lloj limiti.

Që u mbulon shqiptarëve lidhjet e tmerrshme me krimin të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Që u mbulon shqiptarëve grabitjen, plaçkitjen e votës dhe kontrollin e vullnetit të tyre.


1 Comment

  1. Ketu poshte po citoj nje fragment nga memorandumi i Akademikut serb Vasa Cubrillovic

    per shpernguljen masive te shqiptareve nga trojet e tyre . Pasi permend krijimin e nje

    psikoze ne popullsine shqiptare qe me mire te largohen Cubrillovic shprehet :

    “mjet tjeter do te ishte trysnia e aparatit shteteror, Ai duhet deri ne skajshmei ti vere ne

    zbatim ligjet ne menyre qe sa me teper tua nzije jeten shqiptareve, gjobitje, arrestime,

    zbatim i pameshirshem i rregullave policore, denimi i kontrabandes,ndjekja e njerzve, leshimi

    i qeneve e cdo metode tjeter qe mund te zbatoje ne praktike nje polici”.

    Kete Memorandum, historiani Cubrillocic ku propozon metodat e perndjekjes e shpernguljes

    se shqipyareve te Kosoves ia dergoi qeverise se Milan Stojadinovicit me 7 Mars te vitit 1937 por

    rethanat historike nuk e lejuan qeverine e atehereshme dhe ne vazhdim ta zbatoje pike per pike.

    Pike per pike dhe pertej asaj qe prpozon Cubrillovici, per perndjekjen e kalkulimin e kushteve

    largimin te shqiptareve po e ben Rilindja Socialiste gjate ketyre 11 vjeteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *