• |
ide | kryesore

Trajneri më i mirë pas Sir Ramsey jep dorëheqjen, Southgate largohet nga Anglia: “Koha për ndryshim”

Sport
Southgate


Gareth Southgate ka dhënë dorëheqjen si trajner i Anglisë. Vendimi erdhi vetëm dy ditë pasi finales së humbur të Euro 2024 përballë Spanjës. I sulmuar nga shtypi, tifozët dhe opinionistët, tashmë ish-trajneri largohet pas tetë vitesh në krye të Tre Luanëve anglezë: 102 ndeshje, 64 fitore, 20 barazime dhe 18 humbje me dy finale të Kampionatit Europian të humbura (kundër Italisë në 2021 dhe pikërisht kundër Spanjës të dielën) që rëndojnë si gur mbi menaxhimin e tij. Ato të Southgate, i cili gjithashtu arriti në gjysmëfinale dhe çerekfinale në dy Kupa Bote, mbeten sidoqoftë rezultatet më të mira të arritura nga një trajner anglez pas atyre të Sir Alf Ramsey.

Ditët e fundit shumë opinionistë dhe ish-lojtarë e kishin ftuar të bënte një hap prapa, në dritën e paraqitjeve të fundit të kombëtares. Anglia, pavarësisht rrugëtimit të saj deri në finale, nuk ka bindur asnjëherë në ndeshjet e saj evropiane. Nga këtu lindi edhe vendimi i Southgate për të dhënë dorëheqjen me efekt të menjëhershëm.

Emrat më të njohur për pasardhësin e Southgate janë ata të Potter, ish-menaxherit të Brighton dhe Chelsea dhe Howe, tekniku aktual i Newcastle. Disa i japin gjithashtu një përqindje edhe për Tuchel (në vazhdën e trajnerëve jo-anglezë si Eriksson dhe Capello) dhe për Lee Carsley, përzgjedhësi aktual i ekipit anglez U21. Fillon një epokë e re për futbollin anglez.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by England football team (@england)

SOUTHGATE: “DHASHË GJITHÇKA, KOHA PËR NDRYSHIM”

Në një deklaratë, të postuar në faqen zyrtare të Anglisë në X, Gareth Southgate deklaroi: “Si një anglez krenar, ishte nderi i jetës sime të luaja për anglinë dhe të stërvisja Anglinë. Do të thoshte gjithcka për mua dhe dhashë gjithçka, por është koha për të ndryshuar dhe për të hapur një kapitull të ri. Finalja e së dielës në Berlin kundër Spanjës ishte ndeshja ime e fundit si trajner”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *