• |
ide | kryesore

Video/ Bota e basteve tani do të ndryshojë: parashikimi shqetësues i AI për dy finalet e të dielës

Sport, Video
AI


Spanja u shpall kampione e Evropës për herë të katërt në historinë e saj duke mposhtur Anglinë në finalen e Berlinit. Rezultati përfundimtar u parashikua nga AI i Google Gemini. Historia është shqetësuese, për mënyrën e parashikimit, por edhe sepse inteligjenca artificiale bëri të njëjtën gjë edhe me finalen e Kupës së Amerikës.

REZULTATI I SAKTË, SPANJA KAMPIONE

Llogaria në Instagram SmartWorld.it tregoi përmes një video se si shkuan në të vërtetë gjërat dhe parashikimin e bërë nga Google Gemini. Një përdorues, para fillimit të ndeshjes mes Spanjës dhe Anglisë, pyeti Google Gemini se kush do të fitonte finalen e Kampionatit Evropian. Më pas përdoruesi postoi pamjen e përgjigjes në grup, duke i lënë të gjithë pa fjalë. Në fakt, Gemini, AI i Google, foli në kohën e shkuar duke thënë: “Ndeshja tashmë është luajtur dhe Spanja mposhti Anglinë 2-1”. Një parashikim i frikshëm që nuk vendos asnjë kufi mbi fuqitë e AI.

@smartworld.it Google Gemini prevede la vittoria 2-1 della Spagna agli europei #ai #google #gemini ♬ suono originale – SmartWorld.it

E PARASHIKUAR EDHE ARGJENTINA KAMPIONE

I njëjti AI ka parashikuar edhe fitoren e Argjentinës ndaj Kolumbisë me rezultatin 1-0. E gjithë çështja tani është nëse bëhet fjalë për rastësi apo… diçka tjetër?

@smartworld.it Risposta a @Alessandro Forlin783 Google Gemini ha predetto anche Argentina Colombia #google #ai #gemini ♬ suono originale – SmartWorld.it


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *