• |
ide | kryesore

Video/ Spanja, pritje mbretërore e festë e çmendur në Madrid për kampionët e Europës

Sport, Video
Spanja


Spanja u kthye në shtëpi, me një “pasagjer” më shumë në avion – kupën e argjendtë të Euro 2024. La Roja, kampione e re e Europës, ka zbarkuar në Madrid për festën e madhe në kryeqytetin spanjoll. Përpara rrethimit nga turma nëpër rrugët e qytetit deri në Plaza de Cibeles, skuadra u prit në Pallatin Zarzuela nga familja mbretërore. Mbretëresha Letizia kishte veshur një fustan të kuq, si kravata e mbretit Felipe dhe dy vajzat e saj Leonor dhe Sofia mbanin veshur fanellën e kombëtares me numrin 10.

Të gjithë lojtarët dhe stafi teknik, të paraprirë nga ministrja e Sportit Pilar Alegria dhe presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit Pedro Rocha, përshëndetën dhe shtrënguan duart me familjen mbretërore. Kapiteni Alvaro Morata i dha mbretit Felipe një fanellë të Spanjës me numrin 4 dhe fjalët “Mbreti i Europës”. Sovrani falënderoi kampionët për “përpjekjet” e tyre dhe që “luajtën ashtu siç luajtët”.

Lexo më tejAnaliza/ Talent, fuqi e meritokraci: Spanja kampione, triumfoi skuadra më e mirë

Më pas, festa e madhe në Cibeles me dhjetëra mijëra njerëz të mbledhur për tiu gëzuar trofeut të fituar nga Spanja. Lojtarët e La Roja mbërritën në zemër të Madridit pasi kaluan qendrën e kryeqytetit me autobus. Ata u mirëpritën nga kryebashkiaku José Luis Martínez-Almeida të cilit trajneri Luis de la Fuente dhe Morata i treguan trofeun. Vetë Morata doli i pari në skenë dhe prezantoi një nga një shokët e skuadrës. “Të gjithë ne këtu u rritëm duke parë Casillas, Torres, David Villa, Xavi, Iniesta, të gjithë kampionët e botës dhe Evropës. Busquets, Alba, Pique, Valdes, na mësuan të luftojmë. Faleminderit të gjithëve,” tha ai


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *